spot_imgspot_img
spot_img

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësi i tij, Tomas Taraba, i cili ka thënë për BBC se “Fico pritet të mbijetojë” pas atentatit të së mërkurës ndaj jetës së tij.

 

Lideri populist po ndiqte një event politik në qytetin e vogël Handlova, kur ndodhën të shtënat, që tronditën mbarë vendin.

“Mendoj se do të mbijetojë, në këto momente ai nuk është më në gjendje kritike”, ka deklaruar zëvendës kryeministri Taraba.

Ai ka saktësuar se një nga plumbat e kapi Ficon në stomak, ndërsa një tjetër në pjesën e barkut.

Ministri sllovak i Mbrojtjes, Robert Kalinak kishte deklaruar më herët se Fico po luftonte për jetën e tij dhe kishte kaluar disa orë në kirurgji.

Pesë të shtëna u qëlluan jashtë qendrës kulturore në Handlova, rreth 180 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Bratisllavë.

Policia sllovake nuk e ka bërë publik identitetin e të dyshuarit si atentator i kryeministrit sllovak Robert Fico. Por të dhëna të pakonfirmuara sugjerojnë se ai është një shkrimtar dhe aktivist politik, 71 vjeç.

Ai qëlloi 5 plumba ndaj kreut të qeverisë, teksa ky i fundit përshëndeste mbështetësit e tij pas një takimi të kabinetit në qytetin e vogël Handlova, në qendër të Sllovakisë.

Motivet e sulmit janë ende të paqarta, por në mediat sllovake citohet autori i atentatit të ketë thënë se e kishte ndërmarrë veprimin e tij pasi nuk binte dakord me politikat e Ficos.

Edhe ministri i Brendshëm sllovak, Matus Sutaj Estok ka deklaruar se sulmi i armatosur ishte i motivuar politikisht. Policia e ka akuzuar të dyshuarin për “tentativë vrasjeje”.

Të shtënat erdhën një idetë pasi Parlamenti sllovak, me mazhorancën e drejtuar nga Fico, nisi diskutimet për shkrirjen e televizionit publik sllovak, RTVS.

Disa mijëra qytetarë sllovakë kanë protestuar kundër reformës së propozuar për televizionin në javët e fundit. Por një demonstratë e planifikuar nga opozita për të mërkurën u anulua pas lajmit për atentatin.

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...