Deputeti Hisen Berisha po merr pjesë në Konferencën Afrikë-Evropë për Migracionin, organizuar në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Shtetit për Çështjet e Migracionit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nën patronazhin e Kryeministrit të Libisë, në Bengazi.
Në fjalën e tij, ai ka shpreh mirënjohjen për Kryeministrin Osama Hamad dhe ministrin Abdulhadi Lahëej, për ftesën bujare në këtë konferencë të rëndësishme.
“Miqësia historike midis popullit shqiptar, veçanërisht shqiptarëve të Kosovës, dhe popullit të Libisë është një burim krenarie”, ka thënë Berisha.
Fjalim i plotë:
Të nderuar të pranishëm,
Është një nder i madh për mua të jem këtu sot. Dëshiroj t’i dërgoj përshëndetjet e mia më të larta ushtarake Marshallit Haftar. Nga një Gjeneral te tjetri, nga një luftëtar lirie te tjetri, mos u shqetësoni sepse Libia është në një rrugë të sigurt drejt të bërit një nga shtetet më të rëndësishme dhe të zhvilluara në Afrikë. Së shpejti, ne do ta quajmë Libinë një model të zhvillimit për kontinentin afrikan pasi të kalohet kjo periudhë tranzicioni.
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Kryeministrin Osama Hamad dhe tani më mikun tim, ministrin Abdulhadi Lahëeej, për ftesën bujare në këtë konferencë të rëndësishme. Vendimi juaj politik për të hapur një ambasadë në Kosovë dhe për të ftuar Kosovën të hapë një konsullatë të përgjithshme në Bengazi, është një dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe në rritje midis popujve tonë. Ministrin Lahëeej është dhe e njoh si një lider modern libian i cili lufton për paqe dhe zhvillim, dhe puna e tij vlerësohet nga shumë liderë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Miqësia historike midis popullit shqiptar, veçanërisht shqiptarëve të Kosovës, dhe popullit të Libisë është një burim krenarie. Ne falënderojmë popullin e Libisë për ofrimin e mundësive të punësimit dhe përfshirjen në biznes me shqiptarët e Kosovës për dekada. Sot, bota kërcen nën këngët e Gashit, një të riu kosovar i lindur në Tripoli gjatë një kohe kur shumë shqiptarë erdhën këtu për të punuar, duke e parë Libinë si një vend të mundësive të mëdha.
Megjithatë, jemi këtu për të diskutuar një krizë tejet serioze që prek jo vetëm Libinë dhe Evropën, por të gjithë botën: kriza e migracionit. Rruga e migracionit në Mesdhe është bërë një udhëtim i rrezikshëm për shumë migrantë afrikanë, që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë dhe Amerikë. Italia ka qenë në pararojë, duke punuar me Libinë nën Memorandumin e Mirëkuptimit Libi-Itali mbi Migracionin (LIMUM), i cili ka ofruar mbështetje të rëndësishme për autoritetet detare libiane, për të ndaluar dhe kthyer anijet që mbajnë migrantë. Pavarësisht aspekteve të saj kontraverse, ky partneritet ka qenë thelbësor në uljen e fluksit të migracionit të paligjshëm.
Libia, veçanërisht autoritetet në Bengazi dhe Ushtria Kombëtare Libiane nën Marshallin Haftar, kanë luajtur një rol kritik në adresimin e kësaj krize. Ata kanë punuar pa u lodhur për të siguruar kufijtë e tyre dhe për të luftuar rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore. Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Shumë migrantë, përballen me kushte të tmerrshme në qendrat e paraburgimit, dhe situata në Libi e ndërlikon menaxhimin efektiv të migracionit.
Bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për të adresuar këtë çështje në mënyrë të gjithanshme. Ne duhet të bashkëpunojmë proaktivisht me miqtë si Libia për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të shpëtuar migrantët afrikanë nga udhëtimi i rrezikshëm që shpesh çon në tragjedi në Detin Mesdhe. Bashkimi Evropian ka përgjegjësinë të monitorojë kufijtë e tij më efektivisht dhe të mbështesë vendet si Libia në përpjekjet e tyre për të menaxhuar migracionin.
Fatkeqësisht, edhe Bashkimi Evropian jo çdoherë ia ka dalur në përgjegjësitë e tij, ashtu siç nuk ka qenë efektiv dhe efikas në marrëdhënien me Kosovën me fokus dialogun për marrëfeshjen finale me Serbinë me njhje të ndërsjellë, si e vetmja zgjidhje, duke zgjedhur të jetë e butë me Serbinë pavarësisht historisë së saj të agresionit. Dobësia nuk është një politikë. Perëndimi duhet të ndalojë së qeni kaq i dobët. Unë pajtohem me Presidentin Trump për nevojën për masa më të forta për të adresuar problemet e migracionit, të ngjashme dhe të lidhura me ato me të cilat po përballen Shtetet e Bashkuara.
Libia ka luajtur historikisht një rol të rëndësishëm si një portë midis Afrikës dhe Evropës. Që nga koha e Perandorit të Romës i lindur në Libi, Septimius Severus, popujt tanë kanë ndarë një lidhje të thellë. Ne vazhdojmë të besojmë dhe të shohim popullin libian si miqët e partnerët tanë. Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe për të punuar me ju për të zgjidhur çështjet e migracionit, duke mbështetur gjeosstrategjinë politke ndërkombëtare për ketë temë.
Kosova është një vend i vogël, por ne jemi një popull i guximshëm dhe punëtor. Prandaj, Ju nuk jeni vetëm: Ne do të ndajmë ekspertizën tonë dhe do të punojmë me ju për të lehtësuar barrën e migracionit. Ne u bëjmë thirrje vendeve të tjera evropiane, veçanërisht atyre në Evropën Veriore dhe SHBA-së, që të bashkohemi e bashkërendojmë angazhimin tonë në këtë përpjekje. Bashkëpunimi me Dhomën e Përfaqësuesve të Libisë të zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe me të gjithë akterët e tjerë të fushës së sigurisë dhe organizatave humanitare, është mënyra e vetme për të zgjidhur këtë problem migracioni përfundimisht.
Jam krenar që kam qenë luftëtar lirie, dhe e kuptoj vështirësinë e luftës për një kauzë.
Ne nuk u mjaftuam vetëm me të drejtën, por u mobilizuam me ato mjete lufte që arritem ti kemi, dhe të drejtes i dham dimensionin e lirisë, përmes një mobilizimi me zemër të pastër dhe një gatishmëri të sinqertë për të sakrifikuar gjithçka për liri pavarësisë e shtetit demokratik që po ndërtojmë sot. Vërtetë ishim të pa barabartë në fuqitë ushtarake por ne kishim edhe Zotin në anën tonë, edhe aletin tonë SHBA.
Megjithatë, bashkërisht ne mind të arrijmë shumë më tepër në trajtimin e çështjeve vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.
Në përfundim, le të festojmë madhështinë e popujve libian dhe shqiptar. Lutemi për më të mirën për të dy kombet tona dhe të angazhohemi për të punuar së bashku për një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë.