spot_imgspot_img
spot_img

Hovenier: ShBA-ja është vendi më “pro-Kosovë” në botë, por Qeveria nuk mund të bëjë çfarë të dojë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier duke folur për mosmarrëveshjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Qeverinë aktuale të drejtuar nga Albin Kurti, ka thënë se mbështetjen për vendin tonë e kanë në ADN. Megjithatë, ai ka theksuar se kjo nuk do të thotë që një qeveri e caktuar mund të bëjë çfarë të dojë.

Hovenier në një intervistë së fundi, ka folur rreth dallimeve që partnerët ndërkombëtarë i kanë me kryeministrin Kurti. Duke folur për shpronësimet dhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, ai tha se nuk i kontestojnë ato, por mënyrën se si janë marrë.

“Si mund të kapërcehet situata në të cilën është kjo marrëdhënie?”, ishte pyetja që iu bë më pas atij në “Zërin e Amerikës”.

Ambasadori amerikan theksoi se ShBA-të janë vendi më “pro-Kosovë” në botë, dhe se mbështetjen e kanë në ADN-në e tyre. Megjithatë, ai e bëri të qartë se Qeveria nuk mund të bëjë çfarë të dojë.

“Nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë një moment kur qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe amerikanët nuk do të mbështesin njerëzit dhe projektin e Kosovës. Është pjesë e ADN-së tonë. Thuhet se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, por mendoj se edhe Shtetet e Bashkuara janë vendi më pro-Kosovë në botë. Por kjo nuk do të thotë se një qeveri e caktuar mund të bëjë ç’të dojë. Nuk do të thotë se një qeveri e caktuar mund të marrë vendime politike për të cilat ne besojmë që minojnë atë që po mundohemi ta arrijmë bashkë, që është integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, afrimi drejt anëtarësimit në BE, anëtarësimit në NATO, anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, tha ambasadori amerikan.

Ai ka shtuar se ndihet komod me atë që po i kërkojnë Kosovës, pasi kjo është në të mirë të vendit.

“Qeveria duhet të marrë disa vendime të vështira. Kërkojmë që të bëjë një punë më të mirë duke treguar ndjeshmëri ndaj shqetësimeve të komuniteteve pakicë. Po kërkojmë që të punojë më me efikasitet me vendet dhe organizmat të cilat do ta ndihmojnë për t’i arritur ato qëllime. Ajo që po kërkojmë është më pak veprime të njëanshme dhe më shumë bashkëpunim”, u shpreh Hovenier.

Ndryshe, të enjten, shtetet e QUINT-it kanë shprehur keqardhje për vendimin për shpronësimin e pronave në veri të vendit.

“Disa nga misionet tona kishin ndarë më herët me Qeverinë vlerësimet e ekspertëve juridikë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, duke treguar se Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit, të cilin Qeveria ende nuk e ka adresuar”, thuhej në reagimin e tyre.

Më tej, këto vende janë ankuar se Qeveria e Kosovës nuk ka pritur të gjitha procedurat e hapura gjyqësore para vendimit.

“Përderisa disa nga pronat e paraqitësve të kërkesës u hoqën nga vendimi përfundimtar i shpronësimit, na vjen keq që qeveria e Kosovës nuk priti që të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të gjykoheshin plotësisht përpara se të merrte këtë vendim”./EO

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...