spot_imgspot_img
spot_img

“Divorci Meta-Kryemadhi jo lojë, të dy drejt burgut”, Halit Valteri: Telefoni i Monikës ‘mollë sherri’ mes çiftit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi disa ditë më parë se po divorcohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ai bëri me dije se kishte depozituar kërkesën e tij në gjykatë për zgjidhje martese.

Kryemadhi nuk komentoi vendimin e tij dhe tha se do të fliste në një moment të dytë, kur të mësonte arsyet. Teksa shumë analistë e shohin divorcin si një “lojë” për të shpëtuar pasurinë, ish-deputeti Halit Valteri mendon të kundërtën.

I ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, Valteri tha se “molla e sherrit” mes çiftit që ishin partnerë edhe në politikë, është telefoni i Kryemadhit, i sekuestruar nga SPAK.

Sipas Valterit, çifti Meta-Kryemadhi do të dalin me akuzë nga dosja e cila po hetohet nga SPAK dhe do të përdundojnë në burg.

Valteri: Divorci dhe prishja e një familjeje është një gjë shumë e rëndë. 30 vite raport me njëri-tjetrin, nuk do t’ia uroja askujt një gjë të tillë. Sa i përket raportit politik, është një përplasje që ka sjellë dhe ndarjen familjare. Unë nuk e shikoj si një strategji për të fshehur paratë, pasi ata kanë para më shumë se sa e imagjinojmë ne.

Edhe nëse i konfiskohen ato prona që i kanë të deklaruara, janë 1/1000 e atyre që kanë. Telefoni i Monikës është molla e sherrit. Janë disa pazare, ku nuk kanë qenë të sinqertë me njëri-tjetrin.

Ai po hedh poshtë nënën e kalamajve dhe bashkëpunëtoren e jetës. Ka shumë gjëra që do dalin nga hetimi dhe Meta me Kryemadhin dalin me akuzë nga kjo dosje. Paska pasur krisma, para të padeklaruara, paskan gënjyer njëri-tjetrin.

Kjo do shërbejë si arsye për të shkuar në burg. Njëri do jetë në “arrest shtëpie”, tjetri në burg. Praktika ka treguar që gratë kanë qenë gjithmonë në “arrest shtëpie”. Meta ka qëndruar në një nga hotelet më të shtrenjta të Tiranës, 250 euro nata. Ka disa muaj që jeton në atë hotel dhe duhet parë se si i paguan këto para.

Ilir Meta është një i alkoolizuar funksional që bredh rrugëve të Tiranës. Buxheti i tij me miliona euro i jep mundësi të takojë disa njerëz. PL nuk merr asnjë mandat në zgjedhjet e ardhshme, është e shpërbërë. PL është një koorporatë që funksiononte me aksione.

Çdo person merrte shpërblime në bazë të votave që sillte. Pas zënkave të dy ortakëve që e shkatërruan këtë strukturë, kjo koorporatë ka shkuar drejt falimentit. A do të mbijetojë Meta politikisht? Jo! Edhe ai vetë e di që nuk do mbijetojë politikisht. Kjo shihet nga sulment që i bën SPAK, SHBA, nënës së fëmijëve apo kujtdo që mendon ndryshe nga ai./Gazeta Tema

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...