spot_imgspot_img
spot_img

Hisen Berisha; Jashtë vendit duhet të veprojmë përtej agjendave të politikes ditore

Haxhi Qamilët e sotëm ata që deri dje nuk e njohën shtetin e Kosovës e qëndruan kokulur para flamurit shtetëror

Në vizitën time të fundit në Kroaci, ku isha ftuar nga Instituti Shkencor i Fakultetit të Studimeve Kroate të Universitetit të Zagrebit, në simpoziumin e tretë shkencor ndërkombëtar me titull: “Rëndësia e kujtesës evropiane për të ardhmen evropiane – Krimet komuniste 3”, mes tjerash takova edhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj. Përtej agjendës ditore politike, unë gjithnjë kam vepruar me logjikën shtetformuese të emancipimit politik dhe respektimit të institucioneve dhe ky takim ishte në kuadër të këtij kursi veprimi. Kjo për faktin e thjeshtë sepse z. Berishaj, nuk përfaqëson vetveten por Republikën e Kosovës në shtetin mik të Kroacisë. Ndërkohë, “patriotë” të vetë deklaruar në studio televizive, në rrjete sociale vlonin duke predikuar për “mëkatin e madh” që kisha bërë duke kërkuar “kokën” time. Është e vërtetë se Ambasadori Berishaj ka qenë subjekt i hetimit prokurorial dhe hetimit parlamentar (edhe me gjykimin tim politik që mbetet i pandryshuar), por derisa do të shërbejë si ambasador në Zagreb, do të vijojë të jetë edhe adresë e takimeve të tilla dhe jo vetëm.

Por çështja është se armata e rrahagjokseve e patriotëve të rrjeteve sociale u gëzua shumë sepse më në fund ju erdhi momenti i duhur që një komandant tjetër i radhës të kryqëzohet dhe të persekutohet. Por, të mos harrojmë se kam kërkuar e po insistoj në Ligjin e lustracionit, me kushtin që i pari të kaloj në filtrin e tij. Ngase vlerësoj se jam i mbrojtur nga vetë e kaluara e historia ime, dhe i kualifikuar për siguri me çertifikatë sigurie nga organet kompetente, ku monitorohem përmanent. Por kjo është e kotë, sepse ne njerëzit e devotshëm të këtij vendi, do të vijojmë luftën për bërjen e Kosovës, shtet demokratik në pajtim me vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit dhe të integruar e në ndërveprim me aleatët tanë. Sot në establishtmentin politik, ka shumë individë që deri dje nuk e njohën shtetin e Kosovës, nuk iu përkulën flamurit shtetëror, e nuk u ngritën në këmbë kur intonohej himni i Kosovës.

Djegën dhe përbaltosën, ushtruan dhunë dhe degraduan institucionet dhe qëllimi i tyre i vetëm ishte ardhja në pushtet. Siç e shohim edhe sot, në qeverisjen e tyre, nuk kanë bërë asnjë progres për mandatin katërvjeçar dhe kanë ardhur deri aty sa të deklarojnë se opozita po i shtyn zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë, debati politik e medial ditor gjithnjë e më shumë vijon të mjegullohet me defilimet e personave që kanë qenë eksponentë e bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror jugosllav e serb. Kjo nuk është e rastit, po bëhet nga frika e një nisme të tillë për hetimin e krimeve të komunizmit dhe dënimin e tyre përmes Ligjit përkatës për dënimin e krimeve të komunizmit, që nga masakra e Tivarit e Drenicës 1945, “turqizimit” dhe ndjekjes për Turqi të shqiptarëve, “Aksionit të armëve” e hetimeve të OZNA, që trajtoi 700 mijë shqiptarë, demonstratave të studentëve të vitit 1981, e deri te lufta kundër regjimit të Millosheviçit e Vuçiqit si trashëgimi e regjimit komunist jugosllav, si dhe rrezikut nga neo komunizmi. Si është e mundur që në vitet e ’90, në organizimin paralel të shqiptarëve të arrihet artikulimi i drejtë i kërkesave për pavarësi të Kosovës, dhe që këta bashkëpunëtorë e gjakprishur të izoloheshin në vendin që e meritonin.

Sot fatkeqësisht në shtetin e pavarur të Kosovës janë bërë patriotët e mirëfilltë e udhërrëfyes për veprimet e duhura. Ky debat argatqikësh në mediat sociale kryesisht, për shkak të mbulimit ligjor të papërgjegjësisë për fjalën publike, është refleksion edhe i edukimit të qytetarëve e mbështetësve partiak në urrejtje, në vend të respektimit të ndërsjellë me ata që mendojnë ndryshe. Është një aksiomë “food for thought”, pa dashur dhe mendoj se as që duhet ta dekontestoj këtë situatë, por, “politikat e brendshme nuk duhet të reflektojnë në politikat e jashtme.” Në fund, ju them se angazhimi im politik do të jetë konsekuent dhe pa kompromis në forcim të qytetarëve dhe rendit e ligjit dhe respektim të institucioneve. Si gjithmonë pa kompromis dhe me dorën në flamur dhe flamurin në zemër, mbrojtja e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur e sovran, si amaneti i heronjve dhe dëshmorëve, do të jetë ligji i ecjes së Hisen Berishës në politikën institucionale.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...