Dëshmitari Bislim Zyrapi, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, tha se Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), nuk e ka pasur selinë dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ai gjithashtu u pyet se si është emëruar Sylejman Selimi komandant i Zonës së Drenicës, si dhe për emërimin e disa komandantëve lokal, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell Klankosova.tv.
Zyrapi tha se lidhur më këtë nuk ka njohuri, sepse ai kur ka hyrë në Kosovë, këta komandant kanë qenë të emëruar.
Personi i cili tha këtë është dëshmitari i 75-të i ZPS-së, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit./Klan Kosova