spot_imgspot_img
spot_img

A po e rrezikojmë identitetin, në munges të “Sistemit të Vlerarave Nacionale”

Hisen Berisha / Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës

Në një vend ku nuk ka “Sistem të Vlerave Nacionale” të kodifikuar me ligj, antivlerat barazohen me vlerat. Por, për ta bërë zëdhënësin dhe përfaqësuesin e tyre, duhet të jenë persona pa integritet e dinjitet, që udhëhiqen nga doktrina “qëllimi arsyeton mjetin”!
Liria e ka emrin UÇK, Adem Jashari, Sali Çeku, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Sadri Zeneli, e të të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre dëshmorë, veteranë invalidë, dhe veteranë.
Por, në një shoqëri pa sistem vlerash, liria mund të marrë edhe emra e epitete fyese, siç po i ndodh!

Kjo nuk duhet të na dëshpërojë, ngase vlerat janë në sasi kualitative, ndërsa antivlerat janë në sasi kuantitative.
E këto forca të dekadencës dhe errësirës urrejtjen ndaj UÇK e kanë detyrë, ndërsa urrejtjen ndaj lirisë e vlerave të saj e kanë qëllim!

Dëshpëruese është kur një popull udhëhiqet nga hipokrizia, si mungesë dinjiteti dhe kurajes qytetare, që gjërat të quhen me emrin e vet.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, filloi si ndjenjë e rezistencës kundër dhunës e represionit gjenocidial komunist serb, për të kulmuar si guerila më e suksesshme në Botë me çlirimin e Kosovës. Me ketë mision çlirimi vazhduam në Kosovën Lindore si UÇPMB dhe në Maqedoninë e Veriut si Ushtri Çlirimtare Kombëtare.

Por nganjëherë, kur e keqja është trend dhe nuk mund të ndalet, apo përballja me të është si përballja me vërshimin e ujit apo zjarre, atëherë të paktën nuk duhet të bëhemi zëdhënës dhe promovues të antivlerave në emër të interesave të ulëta që i kanë njerëz me shpirt dhe mendje të ngushtë.

Kosova dhe vlerat e lirisë janë mbi interesat tona individuale e grupore.
Kosova është e para!

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Shkodran Tolaj kërkon që ministri Ljutkov t’i kerkojë falje publike për shpifje

Ish-drejtori i Ansambli i Këngeve dhe Valleve Popullore Shqiptare, Shkodran Tolaj, në një demant dërguar mediave përmes emailit ka theksuar se pret falje publike...

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, duhet të shfrytëzohet nga partitë politike shqiptare për të krijuar...

Pas mesnate debati Harris-Trump që dikton garën presidenciale

Debati, një element vendimtar i fushatës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë, do të rikthehet në ekranet televizive. Sonte kandidatët në garën presidenciale do të...