Nga Astrit Gashi
Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, duhet të shfrytëzohet nga partitë politike shqiptare për të krijuar një unitet të domosdoshëm për të çuar përpara çështjet etnike.
Kjo për shkak se partia kryesore maqedonase ka shumicën me 58 nga 61 deputetë, duke e bërë një shumicë relevante që, me disa aleatë të djathtë, nuk ka nevojë për votat shqiptare për të kaluar disa ligje bazë në parlament.
Me këtë moratorium, nuk do të preken ligji i gjuhës shqipe dhe ai i balancuesit, ligje që nuk janë zbatuar plotësisht deri më tani, edhe pse ishin pjesë e preambulës së Kushtetutës së vendit.
Ky qëndrim i Hristijan Mickoskit është një lloj kompromisi, duke marrë parasysh që ai erdhi në pushtet duke kundërshtuar marrëveshje të rëndësishme, si Marrëveshja e Prespës, që i dha fund mosmarrëveshjes së emrit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ai ka qenë gjithashtu kritik ndaj integrimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, duke u fokusuar në ruajtjen e identitetit kombëtar maqedonas dhe duke kundërshtuar reformat e kërkuara për anëtarësimin në NATO dhe BE.
Kryeministri maqedonas ka kuptuar se lojërat me zjarrin në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë të rrezikshme dhe tani është përqendruar në debatet për ekonominë dhe zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve, për të siguruar një jetë më të mirë. Kjo është rruga e vetme për të ruajtur pushtetin për katër vitet e ardhshme, edhe pse kjo mund të humbasë votuesit e djathtë, por politika në Ballkan shpesh bëhet për vota dhe jo për të mirën e popullit.
Zgjedhjet kanë përfunduar, dhe në vend që të kërkohet rikonstruktim dhe përgjegjësi për humbjen, Fronti Evropian, i cili kurrë nuk u duk si i tillë, po vazhdon me lojën e pakuptimtë të ping-pongut me sulme dhe akuza të orkestruara, që nuk kanë lidhje me temat thelbësore dhe me interesat e qytetarëve. Ky diskurs prodhon apati te votuesit, duke i bërë të besojnë se të gjithë janë njësoj dhe se nuk po mbrohen interesat e tyre, por ato personale të liderëve politikë, që shumë herë hartohen në prapaskenat e parlamentit.
Partia më e madhe shqiptare, BDI, duhet të reflektojë se ku i humbi votat dhe pse elektorati i dha mbështetje të plotë grupit reformist “Grupi i Zjarrit”, një fraksion i formuar brenda BDI-së, i kryesuar nga zëvendëskryeministri aktual, Izet Mexhiti.
Ai formoi Lëvizjen Demokratike, e cila ishte faktor kyç për të përcaktuar përfaqësimin shqiptar në qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe ka legjitimitet të plotë nga vota shqiptare.
BDI-ja u ndëshkua nga elektorati për mungesë të demokracisë së brendshme, përqendrimin e pushtetit dhe mungesën e transparencës në vendimmarrje. Një nga arsyet kryesore të pakënaqësisë ishte dominimi i figurave të reja si Artan Grubi, zëvendëskryeministri i kaluar, i afërt me Ali Ahmetin, por që nuk gëzonte mbështetje të gjerë brenda partisë. Në zgjedhje, partia humbi edhe në bastionin e saj kryesor, Çair por ishte gati e barabarte dhe ne bazën kryesore në zonën gashtë.
Ky konflikt brenda partisë nxori në pah tensionet dhe ndarjet e brendshme, të cilat kanë ekzistuar për një kohë të gjatë, sidomos ndërmjet brezit të vjetër dhe të ri të liderëve të BDI-së. Ndërsa epitetet si baba i kombit për liderin e Frontit Evropian nuk i bejne nder as liderit i cili të gjitha betejat i fitojë me shoke nga të gjitha trojet etnike.
Në thelb, pakënaqësia e këtij grupi reformator buron nga perceptimi se BDI ka devijuar nga misioni i saj origjinal, që ishte mbrojtja e interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke u fokusuar më shumë në mbajtjen e pushtetit sesa në adresimin e çështjeve që prekin komunitetin shqiptar.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë të lodhur nga premtimet boshe dhe do të ndëshkojnë fort të gjithë ata që nuk punojnë për përmirësimin e gjendjes, sidomos për ish-pjesëtarët e UÇK-së në Maqedoni dhe kategorive të dala nga lufta e invalideve dhe familjeve të dëshmoreve të luftës së 2001.
Kjo nuk arrihet vetëm kur të ketë një riorganizim të shoqatave që familjeve të dëshmoreve që të mbrojmë këto vlera me të cilat mund të ketë një unifikim të faktorit shqiptar, pozitë-opozitë.
Opozita shqiptare, në vend që të përqendrohet në aktivizimin e 173 mijë shqiptarëve në diasporë për të votuar dhe për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve në parlament mbi 45%, shifër kjo që e bënë faktorin shqiptar dominues në skenen politike.
Opozita e sotme duhet të riorganizojë strukturat e saj të flas me elektoratin ne secilin pjese të vendit në mënyrë që të detyrojë përfaqësuesit e koalicionit “Vlen” të punojnë fort nëse duan të mbajnë pushtetin.
Përndryshe, proceset e tjera kanë vdekur prej kohësh, sepse Maqedonia e Veriut nuk guxon të luajë me karta nqacionaliste sepse nuk do të kene përkrahjen e askujt. Në çdo rast, një organizimi ri i energjisë politike që ndale përçarjet etnike është i nevojshëm, në mënyrë që politika në përgjithësi të ketë frymë motivuese që i jep motiv rinisë që të mos e merr rrugen migrimit.