Ka përfunduar takimi i gjatë mbi dy orë i kryeministrit Kurti me pesëshen e emisarëve ndërkombëtarë.
I vetmi që ka folur para mediave shkurtimisht është Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se nuk ishte një takim i lehtë.
Megjithëse emisarët nuk kanë dhënë shumë detaje, kjo deklaratë në fund tregon për një zhgënjim të tyre nga takimi.
“Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron ky propozim. Shpresoj të arrijmë aty dhe të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi”, ka thënë ai.
Delegacioni i pesëshes ndërkombëtare, i përbërë nga emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltari për politikë të jashtme dhe siguri i Gjermanisë, Jens Plettner, ai i Francës, Emmanuel Bonne dhe këshilltari për politikë të jashtme dhe siguri të kryeministrit të Italisë, Francesco Talo kanë qëndruar sot në Kosovë, në një takim të parë me kryeministrin Kurti.