spot_imgspot_img
spot_img

Valon Syla: Sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”

Gazetari Valon Syla rreth mesnatës është sulmuar nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Syla pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.

 

Tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit e më pas e kanë sulmuar.

Ndërsa, drejtori i televizionit T7 dhe autori i emisionit Pressing, Leonard Kerquki ka thënë se policia i posedon të gjitha të dhënat e nevojshme.

“Si duket sulmuesit e kanë përcjell veturën e Valonit prej televioni e deri kur u ndal në Breg të Diellit. Policia i ka të gjithë të dhanat”, ka shkruar tutje ai.

Sipas Kerqukit, sulmi ndaj Sylës lidhet me profesionin e tij prej gazetari.

“Valoni u sulmu për shkak të profesionit të tij, për faktin që është gazetar dhe mbi të gjitha njeri i lire Valon Syla për mua është simbol i fjalës së lirë, është simbol i njeriut të pakompromis, i panënshtrueshëm ndaj askujt, ndaj asnjë grupi – sado i fuqishëm që mund të jetë ai”, ka shkruar në fund Kerquki.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lëshuar një komunikatë për shtyp në orët e vona ku ka dënuar ashpër sulmin e rëndë fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

AGK ka kërkuar hetime urgjente për këtë rast.

“Gazetari njëherësh drejtuesi i Gazeta Metro, është sulmuar fizikisht, të hënën në mbrëmje nga tre persona, të cilët dyshohet se e kanë përcjellë atë nga studio e T7, ku ishte i ftuar në debat, deri në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë”, thuhet fillimisht në këtë deklaratë të AGK-së.

“Gazetari Syla ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa sipas deklaratave të tij të para për mediet, ka pësuar lëndime në kokë.

“Rasti është hapur në Policinë e Kosovës.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR, Rr. Ilir Durmishi, Prishtinë 11.04.2023 – 22:29. Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore”, thuhet në raport.

“Ky sulm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medies në Kosovë.

“AGK-ja, u bënë thirrje institucioneve kompetente që të marrin masat e duhura që urgjentisht të arrestojnë personat përgjegjës për sulmin dhe që ata të vihen para drejtësisë”, thuhet në këtë komunikatë.

Reagime kishte edhe nga politikanë të Kosovës.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...