Gazetari Miliam Zeka ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me fyerjet që Hoxha nga Prizreni, Mazllam Mazllami, i bëri flamurit kombëtar, duke e quajtur një copë lecke të arnuar.
Zeka në fjalën e tij tha se media nuk duhet të nxjerrë në asnjë moment persona të tillë që nxisin urrejtje midis shqiptarëve. Ai theksoi se ashtu siç është Jezus Krishti dhe Muhamedi, ashtu kanë të shenjtë shqiptarët, flamurin kombëtar, dhe personazhe si Adem Jashari, Skënderbeu, apo Nënë Tereza.
Nuk duhen thirrur nëpër studio njerëz të papërgjegjshme në rrafshin intelektual, politik dhe fetar që janë në gjendje të transmetojnë, urrejtje dhe dhunë, nënçmim përdhosje të simboleve kombëtarëve dhe të njerëzve që janë të shenjtë për ne. Qysh është Jezu Krishti dhe Muhamedi ashtu është dhe Adem Jashari, Skënderbeu dhe Nënë Tereza.
Ka plotë njerëz të shenjtë, dhe ka njerëz në studio televizive që flasin keq për Adem Jasharin, për Muhamedin, për Jezu Krishtin, Skënderbeun dhe Nënë Terezën. Nuk na lejon ai Zoti që ne besojmë që të transmetojmë urrejtje dhunë dhe nënçmim ndaj njëri tjetrit
Mazllam Mazllami, hoxha nga Prizreni që mori vëmendje në rrjetet sociale pasi e quajti flamurin kuqezi një leckë, tha në një intervistë për Euronews Albania se deklarata e tij është keqkuptuar.
Ai kërkoi falje publike ndaj të gjithëve që mund ta kenë keqkuptuar, ndërsa theksoi se nuk ka pasur në asnjë moment për qëllim të nënçmojë flamurin.
“Ka një keqkuptim, flamuri është një beze, nuk ishte qëllimi për të përdhosur flamurin, është gabim të më keqkuptoni. Nëse kam gabuar për termin leckë, publikisht kërkoj falje nëse është keqkuptuar, ndërsa si është shkruar bezë, për të treguar materialin. Qëllimi nuk është për nënçmim të flamurit. Unë vetë jam veteran i UÇK të njëjtin flamur e kam pasur pranë vetes”, tha hoxha.
Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni, që mori vëmendje në media pasi besimtarët i dhuruan një makinë luksoze të llojit Mercedez Benz me rastin e daljes në pension, ofendoi ditën e djeshme flamurin kombëtar duke e cilësuar një “leckë pa vlerë”.
Në një intervistë të dhënë këtë të hënë në Euronews Albania, Mazllami tha se qëllimi nuk ishte të denigrohej flamuri kombëtar, por të tregonte vetëm se ai nuk e adhuron flamurin.
Në fund të fjalës së tij ai më kerkësë të Milaim Zekës ai kërkoi ndjesë për deklaratën e bërë duke thënë se ai s’është askushi që të denigrojë simbolin kombëtar të shqiptarëve.