spot_imgspot_img
spot_img

Sot zyrtarishtë vendoset nga 1 janari pa viza

Sot për herë të fundit Parlamenti Evropian, pritet të votojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo vjen pas vendimit të 9 marsit kur Këshilli Evropian mekanizëm-vendim marrës I Bashkimit Evropian, për herë të parë votoi heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Sipas procedurave vendimi shpallet në gazetën zyrtare dhe do hyjë në fuqi më së largu e me patjetër më 1 janar 2024.

Sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE) Viola von Cramon, vendimi me gjasë do jetësohej nga 1 korriku por Spanja, që mban presidencën e BE-së në gjashtë mujorin e dytë të vitit  sipas saj nuk deshi të merret me këtë çështje.

“Mua më vjen keq për këtë , ky është vendim i gabuar por më mirë vonë se sa kurrë. Kështu që po shpresojmë se 1 janari do të jetë data kur edhe shtetasit e Kosovës do shijojnë udhëtimin pa viza në Evropë.”,tha Von Cramon.

Sipas njoftimit nga PE-ja, sapo në seancë plenare të martën miratohet liberalizimi, akti formalisht të mërkurën, bëhet ligj që nënshkruhet nga presidentja PE-së dhe përfaqësuesi i Suedisë që mban presidencën e BE-së deri më 3o qershor.

Parlamenti Evropian disa herë që nga viti 2016 ka votuar në favor të lëvizjes së lirë të kosovarëve në Zonën Schengen.

Procesi bisedues mes Prishtinës zyrtare dhe Brukselit për heqjen e regjimit të vizave nisi në janar 2012.

Kosova ka plotësuar 95 kritere që ishin gati dyfishi që ju kërkua vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, që e kanë liberalizimin për më tepër se një dekadë.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...