Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Bisreko, ka vlerësuar se pritjet e Serbisë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe janë jo reale.
Biserco ka vlerësuar qëllimi final i Serbisë është ndarja e Kosovës.
“Siç qëndrojnë gjërat, Vuçiq ende nuk ka vendosur se cilën anë do ta mbajë. Po kalkulohet shumë edhe me atë se si Rusia do ta përfundojë luftën në Ukrainë dhe nëse do të marrë pjesën që pushtoi. Kjo u jep shpresë strategëve serbë se Serbia do të jetë në gjendje të realizojë projektin e saj ‘Bota Serbe’. Kjo, natyrisht, përfshinë edhe idenë e ndarjes së Kosovës”, është shprehur ajo.
Ajo ka bërë me dije se për vendet perëndimore është i pa pranueshëm Asociacioni të cilin e kërkon Serbia.
“Në të njëjtën kohë, gjithmonë theksohet se Asociacioni është një prioritet që kërkon pjesëmarrjen e serbëve, jo vetëm në zgjedhje, por edhe në institucione”, ka thënë ajo për gazetën serbe Danas.
Ajo ka folur edhe për synimet që ka Serbia në raport me Kosovë.