spot_imgspot_img
spot_img

Aida Birinxhiku, deputetja më e re e parlamentit suedez

 

-Një bisedë jashtë politikës me shqiptaren 23 vjeçare ndër femrat më me ndikim në Suedi

Në parlamentin suedez u riktheva pas 7 vitesh, kur bashkë me një grup bashkëpunëtorësh të ”Save the Children” takuam deputetët e disa komisioneve rreth problematikës së fëmijëve. Shqiptari i vetëm që takuam atëherë ishte Adnan Dibrani, deputet i socialdemokratëve, përfaqësues i rajonit Halland, një deputet mjaft aktiv dhe me ndikim të konsiderueshëm në radhët e kësaj partie. 7 vjet më pas, Adnani nuk është më i vetmi shqiptar në parlamentin suedez; prej vjeshtës së kaluar zonjusha Aida Birinxhiku, 23 vjeçarja nga Peja, është deputete e Riksdagen, përfaqësuese edhe ajo e socialdemokratëve të Hallandit. Përveçse shqiptare, ajo është deputetja me moshën më të re në parlamentin aktual në Suedi, duke qenë kështu e dyta në radhë sa i takon deputetëve me moshë më të re në historinë e parlamentit suedez.

Takimi i parë me Aidën në ambientet e parlamentit është vërtetë mbresëlënës. Në mesazhet që kisha shkëmbyer me të gjatë javëve të fundit, nuk e mohoj se isha surprizuar nga gjuha e kulluar shqipe që ajo përdorte në SMS apo emailet e saj. Ndaj isha shumë kurioz të dëgjoja sesi e flet ajo gjuhën tonë amtare. Me një shqipe të rrjedhshme dhe të ëmbël, ajo më ftoi ta shoqëroj në një nga kafenetë e parlamentit në pritje të mbledhjes së radhës së komisionit të tregtisë, ku ajo është një anëtare mjaft aktive e opozitës. Si përfaqësuese e socialdemokratëve, ajo ka bërë një numër të konsiderueshëm mocionesh për debat si dhe propozimepër çështje të tilla të prekshme për ekononimë e qytetarëve si psh energjia elektrike, karburantet, etj. Nëse e ndjek aktivitetin e saj politik, kujton se ke të bësh me një politikane të sprovuar dhe me karrierë të gjatë në politikë, por në fakt Aida ka vetem 5-6 muaj eksperiencë në parlament.

Megjithatë, qëllimi me këtë shkrim është më shumë një profil personal i Aida Birinxhikut sesa një pasqyrim i aktivitetit të saj politik. Në vitin 1999, familja e Aidës, babai Arsimi dhe mami Lendita, ikën nga Peja për t’u vendosur në jug të Suedisë, ku më pas u vendosën përfundimisht në Falkenberg, ku jetojnë edhe sot. Aida dhe më pas një vëlla dhe motra kanë lindur që të tre në Suedi. Krejt modeste, Aida thotë se gjuhën amtare e ka mësuar në shkollë, por sidomos në familje ku ajo thotë se qysh në fëmijëri ka zgjedhur të flasë shqip. Gjatë fëmijërisë Aida thotë se është shoqëruar shumë me shoqe dhe shokë që, ashtu sikurse edhe ajo kishin prejardhje nga vende të tjera. Kjo kohë mesa duket i ka lënë asaj kujtime të paharruara për vështirësitë që përjetojnë dhe kalojnë familjet e kësaj kategorie për t’u integruar në shoqërinë suedeze.
Gjatë kohës së shkollës, që nga mosha 14 vjeçare Aida është përfshirë në biseda të ndryshme politike dhe natyrshëm e ka parë veten të angazhuar me socialdemokratët në komunitetin lokal. ”Kriminaliteti, padrejtësitë e ndryshme me të cilat një pjesë e shoqërisë është përballur sa i takon pamundësisë së integrimit në shoqëri, kanë lënë gjurmë në memorien time dhe unë vlerësova se Partia Socialdemokrate, është alternativa e duhur politike që i plotëson pritshmëritë e mia politike, si një parti që i jep hapësirë dhe mbështetje kujtdo, pavarësisht prejardhjes dhe pa asnjë paragjykim tjetër”- përmbledh kështu Aida vendimin e saj për t’u bërë aktiviste dhe më pas politikane e rëndësishme e kësaj partie. Për shkak të intensivitetit politik, ideve që përcjell si dhe peshës së caktuar politike që ajo ka në radhët e partisë së saj por edhe impaktit në publik, në muajin mars ajo u shpall e 53-ta në listën e 100 femrave më të pushtetshme në Suedi për vitin 2022. “Nuk kam pasur idé se po bëhej një sondazh i tillë por sigurisht që jam krenare për këtë vlerësim”- thotë Aida. Një ndikim të madh në angazhimin e saj politik, ka pasur sigurisht edhe mentori i saj politik, Adnan Dibrani si dhe shumë shqiptarë të tjerë në Halland që gjithashtu kontribuojnë politikisht.

Aida ka mbaruar në fakt për jurispondencë në Universitetin e Lundit. Vitin e fundit të shkollës ajo e përfundoi në mënyrë të përshpejtuar, duke kryer dy semestre në një. Shkak ishte fushata elektorale e zgjedhjeve të 2022, ku ajo sapo la auditorin e Universitetit, u ul në sallën e parlamentit. Viti i fundit i universitetit ishte shumë i ngarkuar për Aidën, e cila thotë se megjithatë i pëlqen shumë edhe profesioni për të cilin është shkolluar. ”Nuk e kisha menduar ndonjëherë se nuk do të vazhdoja punë në profesionin për të cilin jam shkolluar, por kjo nuk do të thotë se kam hequr dorë nga jurisponenca”- vijon Aida për të cilën në fakt dijet që ka marrë në fushën e ligjeve e ndihmojnë mjaft atë në aktivitetin e saj politik në parlament.

E pyetur për atë që cila është maja e karrierës politike që ajo mendon se do të arrijë, Aida përgjigjet kështu : ”Politikën nuk e shoh si një mjet për të bërë karrierë, por si një mjet për t’u shërbyer qytetarëve, atyre që më kanë mbështetur dhe më kanë dhënë besim që t’i përfaqësoj në parlament. Për mua kjo ëshë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër për aq kohë sa unë besoj se do të kem fuqi të shërbej në politikë dhe të jem e aftë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të rëndësishme për qytetarët dhe shoqërinë”. Në fakt Aida, edhe pse përfaqësuese e komsionit parlamentar të tregtisë, duket mjaft e interesuar për çështjet e edukimit, sidomos të të rinjve. Sipas saj, edukimi është rruga më efikase për të luftuar kriminalitetin dhe larguar të rinjtë nga rruga dhe përfshirja në aktivitete të paligjshme. Angazhimi për problemet e shkollës duket se do të jetë një prioritet i afërt i Aidës.

Aida Birinxhiku nuk dëshiron të komentojë zhvillimet politike në Kosovë apo Shqipëri, por shton se mbështet projektet e nisura nga qeveritë suedeze me qeveritë e dy vendeve tona, duke u ndalur sidomos tek roli aktiv që ka pasur edhe ambasada e Kosovës në Stockholm. E entuaziazmuar pas publikimit të vendimit për heqjen e vizave të qytetarëve të Kosovës me vendet e hapësirës Shengen, Birinxhiku thotë se duhet kujdes për ta menaxhuar këtë arritje, pasi as në Suedi nuk kanë munguar kundërshtitë e Sverigedemokraterna, që sipas saj, nuk kanë dashur që ky liberalizim të ndodhë. Birinxhiku vlerëson se kjo është një arritje e madhe që i shtohet përpjekjeve për integrimin në BE.

Aida udhëton sistematikisht në Kosovë dhe shpeshherë në Shqipëri dhe pavarësisht ngarkesës së madhe që ka si në parlament, ashtu edhe në zonën e saj elektorale në Halland, nuk lë mundësi pa takuar të afërmit e saj në Pejë, si një mënyrë për të forcuar lidhjet e saj me Kosovën. Kjo është një traditë e krijuar dhe e ruajtur nga familja e saj, të cilën ajo dëshiron shumë që ta vazhdojë edhe në të ardhmen. Modeli politik që ajo pëlqen ëshë ai i Ingvar Carlsson, ndërsa idhujt e vërtetë të saj janë prindërit. ”Sakrificat që prindërit e mi kanë bërë, janë të jashtëzakonshme, ndaj ata janë për mua modelet shoqërore që dua të ndjek”- thotë Aida, duke kërkuar më pas leje që të mos humbasë mbledhjen e radhës së komisionit të tregtisë, ku ajo është zë tepër aktiv i opozitës.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...