Deputeti i VV-së, Haki Abazi e ka përjetuar një tjetër episod të pakëndshëm sot në Kuvendin e Kosovës dhe i cili ai pretendon se është orkestruar nga Mimoza Kusari Lila. Çka ndodhi mes deputetëve të VV-së?
Abazi njoftoi në Facebook për atë që e quajti “incidenti i radhës që ndodhi sot në Kuvend” duke treguar me fjalët e tij se çka ndodhi.
Krejt kjo sipas Abazit, ka ndodhur me urdhër të kryeministrit, Albin Kurti dhe nuk ka marrë ndonjë paralajmërim nga shefja e deputetëve të VV-së, Mimioza Kusari-Lila të cilën përsëri e ka quajtur “Çadra e Gadafit”.
“Incidenti i radhës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Kur shkova te ulësja në kuvend, me urdhër të Kurtit dhe pa paralajmërim, nga Çadra e Gadafit, kishin urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që të ulet në vendin tim, duke e hequr kartelen time nga aparati , dhe afër tij kishin zhvendosur Sali Zybën. Kaq fuqi kanë, kaq dije kanë dhe me këto gjëra merren, kush ku ulet dhe me kënd flet. Turp Krejt dhe Drejt!” – ka thënë Abazi.