Gjykatës Supreme që do ta trajtojë ankesën e avokatëve mbrojtës të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës tashmë kanë caktuar panelin që do shqyrtojnë apelimim e ekipit mbrojtës.
Kryetare e këtij paneli është presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ndërsa pjesë e panelit to të jenë edhe gjyqtarja Christine van den Wygnaert dhe Daniel Fransen, të cilët do të shqyrtojnë argumentet e ekipit mbrojtës që po kërkojnë lirimin nga akuzat ose ulje edhe më të madhe të dënimit.
Gucati dhe Haradinaj, më 18 maj 2022, janë shpallur fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim. Që të dy janë në paraburgim në Hagë që nga shtatori i vitit 2020.