Kënga shqiptare mesazh i fortë për rëndësinë e familjes, shkruan BBC për kongën konkurruese të Shqipërisë në Eurovision Song Contest.
Këtë vit, Festivali Evropian i Këngës në Liverpul do të ketë 37 vende që do të garojnë për t’u kurorëzuar kampion.
”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan BBC.
”Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj”, shton BBC.
”Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”, thekson ajo.
Shqipëria do të paraqitet në këtë festival me këngën ”Duje” të Albinës dhe familjes së saj.