Sonte do të mbahet nata finale e edicionit të 67 të Eurovision Song Contest.
Festivali do të fillojë në orën 21:00, ndërsa në skenën e Eurovizionit që këtë vit mbahet në Liverpool do të ngjiten të dhjetët në radhë Albina dhe Familja Kelmendi, që përfaqësojnë Shqipërinë.
Pas performacës elektrizuese të artistëve shqiptarë në natën e dytë të gjysmëfinales, pritshmëritë janë të mëdha për këngën “Duje”.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë mundësi që të votojnë me kodin “Vote 10” për të mbështetur Albinën dhe Familjen Kelmendi, sapo të hapet televotimi.
Vendi fitues i Eurovizionit 2023 do të zgjidhet 49,4% nga panelet kombëtare të gjykimit me pesë anëtarë dhe 50,6% nga televotimi i publikut.
Gjithashtu, të drejtë vote kanë jo vetëm 37 vendet pjesëmarrëse të këtij konkursi, por edhe qytetarët nga e gjithë bota, të cilët jetojnë në vende që nuk marrin pjesë në Eurovision 2023.
Në finale janë kualifikuar Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja, Ukraina, Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia, Finlanda, Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia