Al Paçino pret fëmijë me të dashurën 53 vite më e re

0
310

Aktori Al Paçino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare.

E dashura e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah është në muajin e tetë të shtatzënisë, raporton “TMZ”.

Çifti ndodhet në një lidhje që prej prillit të vitit 2022.

Aktori ka 3 fëmijë nga 2 gra të ndryshme. Ndërsa Alfallah ka pasur ish-partnerë Mick Jagger dhe miliarderin Nicolas Berggruen.

Al Paçino është ndër yjet e Hollivudit që hyn në klubin e “baballarëve të moshuar”. Së fundmi, aktori Robert De Niro, 79 vjeç zbuloi se është bërë baba për herë të shtatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here