Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Prishtinë, përkatësisht në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Nazim Gafurri’ dhe rrugën “Haxhi Zeka”
Në aksident janë përfshirë një taksit dhe autobusi i Trafikut Urban.
Nga ky aksident kane mbetur gjashtë të lënduar, përfshirë vozitësin, fakturistin dhe pesë udhëtarë. Vetura e aksidentuar e taksit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq ka mbetur vetëm autobusi urban.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në konfirmim bëhet e ditur se personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Nazim Gafurri’ dhe rrugën ‘Haxhi Zeka në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture”.
“Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.