Viktor Orban mori pjesë në një takim të kryeministrave në Bruksel ku dhe prezentoj një fjalim domethënës atje. Ai akuzon BE-në se po shpenzon para dhe po e dergon Unionin Europian në prag të falimentimit
Fjalimi i kryeministrit hungarez Viktor Orban nuk u pritë mirë nga kolegët e tij me të cilët po merr pjesë në samitin në Bruksel. Ai theksoi qartë qëndrimin e Hungarisë, e cila dëshiron të dijë se kush e solli Bashkimin Evropian në prag të falimentimit.
“Ja ku jam në Bruksel, ku do të fillojë samiti i kryeministrave. Të gjithë këtu në Bruksel po bëjnë vetëm një pyetje. Ku janë paratë? Duke qenë se Komisioni Evropian paraqiti ndryshime në buxhet, duke kërkuar nga shtetet anëtare që të paguajnë disa qindra miliardë euro më shumë, lind pyetja: Si ka ardhur kjo situatë? Si e ka sjellë vetë Bashkimin Evropian në prag të falimentimit”, pyet kryeministri hungarez, transmeton Pa Rrotlla
Brussels, #EUCO. We want to know who is responsible for bringing the European Union to the brink of bankruptcy. Where is the money @EU_Commission ? pic.twitter.com/va7l1ipcNy
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) June 29, 2023