Dita e sotme është një datë e veçantë për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, feston sot ditëlindjen dhe përvjetorin e martesës më Anita Haradinaj.
E për nder të ditëlindjes së tij, në bjeshkët e Deçanit janë mbledhur familjar e miq të Haradinaj duke festuar 55-vjetorin e ish-kryeministrit të Kosovës.
Një tavolinë të improvizuar, shihet e mbushur plot e përplot me ushqime tradicionale vendore, mish e birra.
Ramush Haradinaj ka qenë edhe një nga eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka shërbyer si komandant i Zonës Operative të Dukagjinit.
Është i martuar me prezantuesen e njohur Anita Muçaj- Haradinaj dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, Trimin, Gjinin dhe Hanën.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka lindur më 3 korrik 1968, në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi!
Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’.
‘Los...