spot_imgspot_img
spot_img

A po i fryjnë vetëgjyqësisë dhe gjakmarrjes?

Nga Mirjeta Bazhdaraj

Prindi që po provohet të akuzohet, se ka vrarë nënën e fëmijëve të tij, deri sa nuk ka hetim, shqyrtim të fakteve e rrethanave dhe vendim gjyqësor, tregon krizën morale të të gjithë atyre që në shkelje të “prezumimit të pafajësisë” si parim juridik, po nguten të nxjerrin përfundime fajësie. Ky qëndrim imi, si qytetare dhe nën, që e dënoi krimin e çfarëdo natyre qoftë ai, me theks kur kryhet ndaj gjinisë së butë, aq më tepër me epitetin e nënës, më vije nga dilema se a llogarisin organet, shoqëria civili dhe të gjithë që po involvohen në komentim, deri sa nuk ka një verdikt zyrtarë nga gjykata përkatëse dhe atë me redaktime, për hir të fëmijëve të tij dhe viktimës, që të mos i lëndojnë në dinjitet fëmijët, të cilët nuk dinë ta bëjnë dallimin dhe as duan që prindërit e tyre ti gjykojnë vetë dhe as tua gjykojnë të tjerët.

A po mendoni për traumën në të cilën janë ata fëmijë?!

Si ka mundësi të tregoni pandjeshmërinë deri në kriminalitet në ketë nivel, që nga Presidentja, struktura të ndryshme politike, shoqëria civile e deri të njerëz publik e qytetar të rëndomtë.

Si nuk treguam aspak kulturë nga kodi ynë tradicional se si duhet reaguar në këto raste?
Populli i thjeshtë, kur ndodhin të tilla situata, i përzgjedhin shumë fjalët që i qetësojnë familjet, që ua ofrojnë mendtë, qetësojnë gjakrat, ngushëllojnë dhimbjet, lehtësojnë shpirtrat.

Fjalët magjike të popullit tonë në këso rrethana janë: Zoti ju lasht shënosh o burrë! Zoti ua ruajt mendtë e kresë! Mos ju raft me harru! Mbajeni veten, nuk jeni i pari as i fundit, qofsh me jete e shënosh vet, falë Zotit ju kanë shpëtua fëmijët. Zoti e mëshiroftë shpirtin e saj. Te ka kenë rand o burrë, veç banu i fortë, e kërkand mos e s’provotë Zoti me këso situate. Mbështetiu Zotit bre, e ti ruajt mend, se n‘këso rrethana duhet durim, maturi, qetësi e vetpërmbajtje. Shteti ka me i zbardh rrethanat, e për tjerat mbështetju Zotit. Mos le shteg qelë për gojëkëqijtë. Ja këto do të ishin disa nga shprehjet që është dashur me u dëgjua këto dite.

Por, aq sa ishin shqetësuese reagimet paragjykuese dhe fryrjet e kualifikimet nga persona e personalitete të zakonshme, ma e rëndë ishte tendenca e zakonshme e Kryeministrit të vendit, që edhe kësaj radhe provoj të “përfitoj në fatkeqësinë e tjetrit”! Provojë që përmes fatkeqësie, të realizoj agjendat e veta politike kundër kombit tonë, kësaj radhe dhe kundër sistemit shtetërorë të Kosovës dhe mekanizmave juridik e të sigurisë. Provoj që ti etiketoj për “patriarkat” shqiptarët, të cilët historisë i kanë dhënë Mbretëreshë, Akademi të Voskopojës, heroina luftëtare, presidente, e zonja të dijës e shkencës, duke u munduar ta rreshtoj shoqërinë kosovare me shoqëri të sheriatit talibanesk.

Ai deklaroi se, “Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua. Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë. Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore”.
Ai shkoi deri aty sa e cilësoi ketë si “femicid”, një fenomen që ka ndodhur vetëm në shoqëri patriarkale që udhëhiqen nga “sheriati” dhe shoqëri si Talebanët e Afganistanit. Po ashtu, me këto deklarime Kryeministri vendit Kurti, deklaroi se “nuk mjafton vetëm arrestimi kriminelëve” – që do të thotë se Kryeministri këshillon vetëgjyqësinë apo gjakmarrjen. Tjetër formulim ishte “padrejtësia e sistemit të drejtësisë…” – ky sistem drejtësie është i shtetit të Kosovës, atëherë kujt sistem drejtësie ti besojnë qytetarët e Kosovës apo të shkojnë në vetëgjyqësi, duke humbur besimin në shtet. Doli me kërkesën për “dënim maksimal”, kjo si propozim, mund të bëhet vetëm nga Prokurori i çështjes, për të cilin prap vendosë Trupa gjykuese e lëndës. Por, assesi nga kryeministri i vendit, në emër të popullzimit dhe për agjenda elektorale e politike. Vlerësoj se Kryeministri Kurti, është duke tentuar jo vetëm ta keqpërdor ketë zhvillim kriminal, i cili nuk është rast i zvetënuar, për ta tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga tradhtia madhe që i ka bërë vendit me marrëveshjet dhe statutin e autonomisë për Veriun dhe ndarjen e sovranitetit në 1/4 e territorit të Kosovës.

I dyshuari Naim Museli, ka ardhur nga afërsia me bartësit e kupolës së shtetit dhe politikës shqiptare. Behgjet Pacolli, Albin Kurti, Edi Rama, Dritan Abazoviqi, Hashim Thaçi, Vjosa Osmani, personalitete të jetës kulturore, sportive, etj. janë personazhet me të cilat ka foto dhe që tregojnë se ka pasur një pozitë prestigjioze shoqërore në rangje të larta. Prandaj, edhe nuk guxon të paragjykohet pa një proces shqyrtues e vendim gjyqësor. Përndryshe kjo do të implikoj personalitetet e parafrazuara, në rritjen e autoritetit dhe paprekshmërisë së këtij të riu me influencë. Kurse edhe sa i përket pretendimit për të përfituar në ketë fatkeqësi, ia bëj me dije Kryeministrit, se ky nuk doli nga burgu për shkak të drejtësisë se dështuar, as pjesëtari i Forcës, nuk doli nga burgu por nga uniforma me e dashur për shqiptarët e Kosovës, as ai tjetri me sa po dihet, deri tani kurrë s’ka qenë i dënuar apo burgosur. Prandaj, deklarata e Kurtit flet thua se këta i liroj “drejtësia e kapur e drejtësisë së konsoliduar gjatë viteve të kaluara”, edhe po vrasin gra me një platformë mesjetare shqiptarësh, duke e cilësuar si “femicid” athua se po flet për Taleban. Kurti po thotë ka dështua drejtësia, por në ketë rast, personi i “dyshuari” që është në foto me krerët e politikës shqiptare, pastaj ish-këshilltar i Presidentit të Kosovës, nuk është dështim i prokurorisë.

Efektiviteti i Policisë se Kosovës për zbardhjen e dy rasteve kriminale, tregon se shteti i Kosovës për 20 vjet, ka pas ndërtim dhe zhvillim të jashtëzakonshëm. Statistikat tregojnë se Kosova është shteti i pare në Evropë, për zbardhjen e rasteve të renda kriminale dhe kapjen e fajtorëve. Kjo po tregon se çdo dite e me shumë po përgënjeshtrohet mashtrimi i Albin Kurtit, se ka pasur “20 vjet shkatërrim” dhe atij i duhet pamundësuar përfitimi mbi fatkeqësinë e të tjerëve, siç bëri me pesë viktimat e procesit politik në opozitë e qeverisje. Pra, janë këto pothuaj katër vite në qeverisje, si konsekuencë e opozitarizmit të tij mashtrues, që tani kanë ndjellë urrejtje, përçarje dhe disrepekt për vlerat e lirisë dhe ato tradicionale në veçanti. Pra një stërkeqje morale kombëtare e cila po e rrezikon sigurinë kombëtare dhe ekzistencën tonë si shoqëri kompakte. Kjo si dukuri tejkalon kufijtë e kompetencave vetëm të Policisë dhe drejtësisë, kjo do trajtim si rrezik për sigurinë kombëtare, sepse po prejudikon paqëndrueshmëri si shoqëri dhe si shtet. Kurse në aspektin gjeopolitik e gjeostrategjik, Albin Kurit dhe kasta drejtuese që ju kanë mbivendosur shtetit të Kosovës, tashme e kanë kthyer në faktor të rrezikimit të sigurisë globale, sipas vlerësimit të mekanizmave ndërkombëtare të sigurisë, që po e shohin si vatër permanente lufte.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...