spot_imgspot_img
spot_img

Ahmeti i kundërpërgjigjet Mickovskit: Mos nis bela, mati fjalët. Je i ri, akoma të qet buza tamël

“Hristjan, populli im thotë gur mbi gur bëhet kalaja, fjalë pas fjale nis belaja. Mos nis bela, mati fjalët. Je i ri, akoma të qet buza tamël”, ka thënë Ali Ahmeti.

Këto komente, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit lideri i koalicionit “Fronti Evropian”, i ka bërë në tubimin qendror të këtij koalicioni në sheshin “Maqedonia”, në Shkup, duke iu kundërpërgjigjur kështu partisë opozitare maqedonase VMRO-DMNE-së, përkatësisht liderit të saj Mickoski, i cili së fundmi ka ngritur tonet nacionaliste kundër shqiptarëve, posaçërisht kundër partisë së Ahmetit.

“Hristjan Mickoski është rritur me gurabi. Hristjan Mickoski është rritur me keksa. Unë, Hristjan jam rritur në kullë prej guri që tre herë është djegur prej pushtuesve”, tha Ahmeti, dhe në këto momente filluan brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat i vazhdoi edhe kreu i BDI-së.

“Dikujt mund t’i vi mërzi se pse këta të rinj thërrasin UÇK. Por, UÇK-ja është ajo që e bëri Maqedoninë. UÇK-ja është ajo që i bëri të gjithë me dinjitet, edhe komunitetet…”, potencoi.

Ndryshe, VMRO-DPMNE të gjithë fushatën zgjedhore e ka reduktuar në sulmet ndaj BDI-së, përkatësisht kryetarit Ali Ahmeti, por edhe kandidatit të “Frontit Evropian” për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ziadin Sela u shpreh se duhet dëgjuar mesazhi i popullit që është bërë bashkë sonte, sepse Fronti Europian është ëndrra e të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.

Sonte nëpërmjet jush më mirë se çdo njeri tjetër na dëgjonë mirë te pallati i bardhë, se nuk ka 61. Nuk ka do ta ndalim huxhumin tuaj nga jeni nisur për t’i ndalë të drejtat e shqiptarëve, për t’i ndal të drejtat e pakicave tjera. Të dashur vëllezër e motra ju jeni mesazhi më i mirë që duhet të jepet për këto zgjedhje, ju e keni parë si Mickoski me VMRO-në, Levicën e të tjerë dhe me disa kukulla që i ka gjetë te shqiptarët që ngjajnë me kukullat ruse. Bilalli ka hyrë te Izeti, e Izeti te Bekimi, Bekimi te Arbeni, e Arbeni te Afrimi e bashkë të paketuara në valixhen e Mickoskit. Mosni vëllezër, dëgjoni mesazhin e këtij populli që është bërë bashkë sonte, sepse Fronti Europian është ëndrra e të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut. Të dashur vëllezër edhe pak ditë duhet të jepni verdiktin që të bëheni pjesë e këtij bashkimi, që do të na sjellë vetëm të mira. Bashkë ishim kur e sollëm kryeparlamentarin e parë shqiptarë, e kur e sollëm ligjin për gjuhën, dhe bashkë do të ta çojmë Bujarin në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe bashkë me të në 8 maj do të korrim fitore.

Bujar Osmani theksoi që ky vend është shtëpia jonë dhe atë ta ruajmë e ta bëjmë më të begatë.

Po ju lutem të heqim hijet e së kaluarës, pritjen e pafund dhe pa perspektivë. Të shikojmë para e ta mbështesim Frontin Europian. Ta mbështesim Frontin, sepse ai është garantues dhe udhërrëfyes, ai është feneri që do ta çojë Maqedoninë e Veriut drejt Europës. Se ky vend është shtëpia jonë dhe ta ruajmë e ta bëjmë të begatë për brezat që vijnë, tha Osmani.

Menduh Thaçi shtoi se mendon që Bashkësia Ndërkombëtare, aleatët tonë strategjik, gjithë këtë angazhim tuajin që është mahnitës do ta kuptojnë drejt.

Fushata zgjedhore është për të polemizuar me kundërshtarët, unë mendoj se eksponentët e nacionalizmit maqedonas, vetëm e vërtetojnë historinë e re të Maqedonisë së Veriut dhe të shqiptarëve. U kujtohet apo? “Ova ne e Skopje”, ata si duket janë plotësisht të vetëdijshëm se ky është Shkupi, prej sot duhet të jenë të vetëdijshëm se me Ali Ahmetin dhe Frontin, “ne e Veles është Velesi”, “ne e Prilep është Prilepi” e kështu me radhë deri në Strumicë, me vëllezërit tonë që flasin gjuhën Turke, unë mendoj se Bashkësia Ndërkombëtare, aleatët tonë strategjik, gjithë këtë angazhim tuajin që është mahnitës do ta kuptojnë drejt. Ju u çoni atyre porosi mijëra vjecare, se ne jemi pjesë e kulturës së tyre, ne jemi popull i shtypur me mijëra vjet, ne nuk kemi plane për të shtypur të tjerët, ne jemi Amerikan, Gjerman, Anglez dhe Europian.

Skender Rexhepi Zejd nënvizoi që fushata e Frontit Europian është edhe garë po edhe betejë politike.

Hera e parë ndodh që shqiptarët janë pjesë e një fronti bashkë me boshnjakët, truqit dhe romët që do mbrojë vlerat dhe familjet tona dhe do të sistemojë standardet europiane që do bëhemi mbrojtës të këtyre vlerave. Fushata jonë është në garën politike dhe betejë politike, garën politike nuk e kemi me opozitën shqiptare ndërsa ata përditë po ofendojnë dhe shpifin Frontin europian ndërsa gojën nuk e hapin për tjerët. Beteja politike është me opozite nacionaliste maqedonase të cilët kërkojnë 61 deputet për të qeverisur pa shqiptarët tentojnë të na kthejnë në kohën para 2001, kësaj pune i ka vdekur nëna, se nuk ka më Gostivar e Bit Pazar e Universiteti i Tetovës,

Arjanit Hoxha

Sheshi i Shkupi sonte duket më i bukur se asnjëherë më parë, kjo fotografi, kjo pamje është realiteti i Maqedonisë së Veriut. Ne nuk jemi këtu për të marë diçka nga dikush, po thjesht të demostrojmë kapacitetin tonë shoqëror për të menaxhuar me hisen që na takon në shtëpinë tonë. Në thuajse dy javë fushatë për zgjedhjet Presidenciale kemi shpjeguar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe momentumin politik se pse ne u bashkuam në Frontin Europian, edhe pse për fat të keq partitë politike shqiptare në opozitë u munduan përmes propagandës të erët të na sulmojnë dhe degradojn. E kemi thënë që ditën e parë se beteja jonë politike është kundër strukturave politike nacionaliste maqedonase të cilët edhe kur kanë problem me Greqinë fajin ua kanë shqiptarët, edhe kur kanë problem me Bullgarinë fajin e hedhin te shqiptarët, dhe këtë më mirë e dëshmoi para disa ditëve edhe Mickoski i VMRO-DPMNE i cili bëri thirrje publike që të pamundësohet në zonën numër 3 Fronti Europian të ketë deputet, pa e menduar fare se me këtë thirrje ai dëshiron të kthen kohën e majorizimit jo vetëm kundër shqiptarëve por edhe kundër turqve, boshnjakëve dhe romëve.

Bejxhan Iljaz nënvizoi që duke votuar për koalicionin e Frontit Europian më 24 prill dhe 8 maj, do të votojmë për të ardhmen tonë dhe të brezave pas nesh.

Entuziazmin që pashë gjatë fushatës dhe duke parë turmën e mbledhur këtu sot, shoh që kombi ynë tashmë e ka marrë vendimin e tij. Koalicioni e Frontit Evropian do të shpallë fitoren më 24 prill dhe 8 maj. Vendi ynë është në prag të një periudhe historike. Të gjithë këtu sot në ditën e zgjedhjeve duhet të mobilizohet me të gjitha forcat, pa kushte, të pasqyrojë vullnetin e saj në kutinë e votimit dhe të ketë fjalën për të ardhmen tonë. Mos harroni se: Duke votuar për koalicionin e Frontit Europian më 24 prill dhe 8 maj, ne do të votojmë për të ardhmen tonë dhe të brezave pas nesh. Koalicioni të Frontit Europian garanton anëtarësimin e plotë të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Fatima Osmanovska në vijim tha që romët janë këtu, zëri rom është këtu, në këtë front.

Ndërsa të gjithë shpirtrat e vegjël, tradhtarë të komunitetit rom, janë vetëm një varëse për partitë maqedonase për vite me rradhë dhe janë krenarë që qëndrojnë pas tyre si dekorim, duke u dhembur shpatullat e tyre nga goditja në supe, unë nga ana tjetër si lider romë i Unionit Rom, të ketë rastin të qëndrojë me krenari krah për krah me liderët më të mëdhenj të komunitetit shqiptar, komunitetit turk dhe boshnjak dhe nga qendra e Maqedonisë për të thënë: Romët janë këtu, zëri rom është këtu, në këtë front.

Munir Kolashinac nënvizoi që sa herë që boshnjakët ishin në koalicion me popujt vëllezër i kemi arritur të drejtat tona dhe kemi vendosur qëllime më lehtë.

Fronti Evropian është një koalicion politik shumëkombësh që mbron: anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, reformën e sistemit gjyqësor, barazinë e të gjithë qytetarëve në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përdorimin zyrtar të gjuhës amtare, arsimin në gjuhën amtare, panairin. përfaqësimi etnik në të gjitha institucionet shtetërore etj. Në të njëjtën mënyrë, të gjithë e dinë se sa herë që boshnjakët ishin në koalicion me popujt vëllazërorë me të cilët jetojnë në të njëjtin mjedis, pra me shqiptarët, turqit, torbeshitë, goranët dhe romët, ne i kemi arritur të drejtat tona dhe kemi vendosur qëllime më lehtë dhe shpejt dhe se jeta ishte më e mirë.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e...

Milaim Zeka, ‘shkolla e vjetër’ e gazetarisë që nuk dështon kurrë

“Unë punoj për shikime, jo për klikime”, ishte një nga frazat e gazetarit Milaim Zeka në intervistën që dha për podcastin ‘PPP’ nga Pamfleti. Në...