spot_imgspot_img
spot_img

Akademi solemne në ditën e Alfabetit

Me rastin e 115 vjetorit të Alfabetit të gjuhës shqipe, në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut u shënua kjo ditë me vlerë të madhe për shqiptarët, megjithatë veç shqiptarëve të pranishëm ishin edhe krerët e lartë shtetërorë maqedonas. Në fjalimin e tij presidenti i vendit Stevo Pendarovski tha se historia flet se në Maqedoni kanë jetuar dhe do të vazhdojnë të jetojnë bashkësi të ndryshme etnike përfshirë shqiptarët dhe maqedonasit. Me këtë rast fjalim mbajti edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili e cilësoi gjuhën shqipe si gjuhën e tij vëllazërore. Ndërsa në fjalën e tij kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se këtë ditë po e shënojnë me fanatizëm sepse siç tha ai, respektojmë sakrificat dhe gjakun që është derdhur për një shqipe të shkruar.

Pendarovski: Ne maqedonasit e dimë rëndësinë e Kongresit

Presidenti  i shtetit, Stevo Pendarovski, tha se 115 vjetori i shënimit të ditës së alfabetit nuk flet vetëm për një vlerë fundamentale të shqiptarëve, por edhe për ekzistimin e tyre në këto troje.

Sipas Pendarovskit, rëndësinë e kësaj ngjarjeje e kuptojnë më së miri maqedonasit.

“Për shkak të gërshetimeve tona historike dhe kontestimet nga fqinjët, ne maqedonasit më së miri e dimë se çfarë domethënie kanë vendimet e Kongresit të Manastirit për bashkëqytetarët tanë shqiptarë. Unifikimi i alfabetit shqip ishte parakusht kritik për përforcimin e identitetit gjuhësor dhe etnik. Alfabeti i unifikuar u bë gurthemel i përkatësisë kulturore duke nxitur krenarinë kombëtare.”, – deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.

Kovaçevski: Të bashkuar për të mirën e shtetit drejt BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjithashtu u përqendrua në respektimin e ndërsjellë si vlerë e shtuar evropiane. Ai nënvizoi respektimin e gjuhës shqipe në Qeveri.

“Edhe pse të gjithë nuk flasim gjuhën e njëjtë, historia jonë, rrënjët tona janë të gërshetuara. Të gjithë jemi të ndryshëm, por në të njëjtën kohë të njëjtë ndajmë sfida të njëjta për të ndërtuar një shoqëri për të gjithë, një shtet për të gjithë, ku lirshëm do të veprohet, shkruhet dhe jetohet, gjithsecili në gjuhën e tij amtare, por me respekt ndaj tjetrit. Të respektohemi, të ndihmohemi dhe të bëhemi të gjithë një për të mirën e shtetit drejt BE-së.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Ahmeti: Gjuha shqipe përkrah maqedonishtes

Ndërkohë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se e ardhmja e vendit drejt BE-së ndërtohet së bashku e jo të ndarë, andaj uroi për jetë gjuhën shqipe përkrahë gjuhës maqedonase.

“Të rrojë gjuha jonë, të rrojë edhe gjuha e bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse të ardhmen e ndërtojmë bashkë, e jo të ndarë, gjuhët t’i përparojmë bashkë dhe bashkë krahë për krahë, e jo njëri pas tjetrit. Të çajmë në punë, në materializim të objektivave tona që vendi ynë të jetë në paqe të përhershme i integruar aty ku e ka vendin në BE.”, – theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...