Albin Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj paska shpenzuar mbi 120 mijë euro per udhëtime asnjë njohje

0
209

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi u bën publike shpenzimet gjashtëmujore të kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi e ka quajtur zhvatës Kurtin, teksa nuk sheh rezultate në diplomaci.

Deputetja e LDK-së ka thënë se për këtë mandat nuk ka asnjë njohje e as një anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Albin Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj paska shpenzuar mbi 120 mijë euro, për mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare, telefon, akomodim, karburant për vetura, si dhe për bileta të udhëtimit e dreka. Ndërkohë, rezultatet në diplomaci janë zero”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi, teksa ka përmendur sërish dëmet nga sanksionet e BE-së.

“Jam e bindur se gjendja në diplomaci do të ishte ndryshe, nëse këto para të ishin investuar për lobim. Pastaj, mos të harrojmë edhe sanksionet nga BE-ja që e prekin shifrën e mbi 500 milionë euro, nëse ato vazhdojnë e nuk largohen, dëmi është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar tutje Krasniqi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here