spot_imgspot_img
spot_img

Albin Kurtit i duhet një krizë e madhe për zgjedhje të parakohshme

Analisti Shenoll Muharremi, ka thanë së kryeministrit Albin Kurti i duhet të shkaktoj kriza për të krijuar shkas që të dërgoj vendin në zgjedhje të parakohshme. Ai permes një statusi në Facebook ka treguar së pse i duhet kjo Albin Kurtit.

“Pse i duhet kriza? Për të krijuar një shkas për zgjedhje të parakohshme, ndoshta. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme pa ndonjë shkas të mirë. Një krizë politike me aktorë të jashtëm ku ti viktimizohesh tek elektorati. Një krizë që të sjellë edhe avantazh në zgjedhje, është një shkas thujase i përkyer për një qeveri në pushtet.

Kurti nuk mund të pres epilogun e zgjedhjeve në SHBA, ai duhet të lëvizë më herët. Ka rikuperuar në masë të madhe izolimin e vitit 2023, ku më së shumti i ka ndihmuar sulmi dhe autogoli i Serbisë në Banjskës me 24/9. Prej sulmit qeveria është rikuperuar dhe ka arritur disa suksese të rëndësishme në veri të vendit.

Ai tashmë ka nxjerë maksimumin që mund të rikuperonte dhe me lëvizjet në veri muajt e fundit krijuar simpati nga publiku. Ka tentuar të largoj edhe pengesën e fundti të madhe ‘masat e BE’së’ parase të shkoj në zgjedhje por kjo nuk u bë e mundshme ende.

Opozita në anën tjetër ka dështuar të bashkëpunoj me njëri tjetrin dhe të organizohet mes vete për shkak se më shumë e kanë shiquar intersin personal dhe të partisë ndoshta Terreni në këto kushte për pushtetin duket optimal për zgjedhje tashmë, sidomos krahasuar me imazhin shumë të keq dhe izolimin nga viti 2023.

Po lexoja në mëngjez reagimiet e SHBA, BE dhe Gjermanisë rreth veprimeve të qeversë rreth strukturat paralele të Serbisë që janë për komunitetin serb në Kosovë. Ka një koordinim të thellë dhe reagimet janë uniforme nga të gjitha anët. Kërkesat kanë më shumë të bëjnë me politik-bërje sesa me politikë e diplomaci.

Kërkohet të bashkëpunohet me qytetarët lokal të Kosovës të cilët ndihkohen nga veprimet në fjalë. Qeveria ka të drejtë për veprimet e saja, por duhet konsultim dhe bashkëpunim. Koha jo e duhur mbase, edhe pse vendimet e duhura.

Duke se ka një arsye pse Qeveria e Kosovës po sillet kështu dhe nuk po i ndëgjon rekomandimet dhe reagimet e SHBA, BE dhe Gjermanisë. Kjo nuk po bëhet pa një qëllim nga Kurti. Ai mund të eskaloj sitautën edhe më shumë ditëve dhe javët e ardhshme.

Përshtypja e parë është që zgjedhjet e parakohshme janë afër. Mbase, vetëm një njeri mund të i sjellë ato, Albin Kurti. Ai mesiguri do të analizoj momentin më të përshtatshëm që i konvenon atij dhe partisë së tij të shkohet në zgjedhje.

Albin Kurti ka pasur një qeverisje të dobët. Kjo nuk nënkupton që është politikan i keq, thjesht nuk është një menaxher dhe se më shumë i përshtatet posti i presidentit sesa kryeministrit. Por Kurti edi që ka vetëm një kartë të artë për të kompenzuar qeverisjen e dobët: Veriu, Dialogu, Serbia. Këto janë përparësitë kryesire të Kurtit krahasuar me qeverisje jo të mirë. Dhe ai po i shfrytëzon”

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...