spot_imgspot_img
spot_img

Ambasadori gjerman: Bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe ishte për keqardhje dhe shkatërrues

“Për keqardhje dhe shkatërrues”. Kështu e ka quajtur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kërkesën e Listës Serbe për bojkotim të votimeve në veri për shkarkimin ose jo të kryetarëve të katër komunave.

Rohde ka deklaruar se ende nuk është arritur situata kur të gjithë qytetarët të ndihen të përfaqësuar nga kryetarët e katër komunave veriore.

“Megjithatë, në të njëjtën kohë, qeveria kosovare ka bërë pjesën e saj, duke paraqitur një proces që mund të kishte çuar në më shumë përfaqësim nëse do të përdorej nga votuesit”, ka thënë Rohde.

Diplomati gjerman, ka thënë se “ata që bën thirrje për bojkot morën pikërisht atë që kërkuan”.

“Bojkoti i kërkuar nga aktorët politikë si Lista Srpska është, siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues kur bëhet fjalë për kulturën demokratike, zgjidhjen e problemeve dhe kujdesin për jetën e përditshme aktuale të qytetarëve”, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një përgjigje për “Klan Kosova”.

Të dielën e 21 prillit, në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u votua për largimin ose jo të kryetarëve.

Qytetarët serbë patën mundësi të shprehin mendimin e tyre lidhur me vazhdimin ose ndërprerjen e mandatit të kryetarëve aktualë.

Por, ky proces dështoi, pasi që në këtë iniciativë votuan vetëm 253 qytetarë.

Për të kaluar kjo iniciativë ishte dashur të votonin 50+1% e qytetarëve me të drejtë vote.

Lidhur me procesin reagim ka pasur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka shprehur keqardhje për rezultatin zgjedhor duke theksuar mosshfrytëzimin e të drejtës së votës nga ana e qytetarëve atje.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e...

Milaim Zeka, ‘shkolla e vjetër’ e gazetarisë që nuk dështon kurrë

“Unë punoj për shikime, jo për klikime”, ishte një nga frazat e gazetarit Milaim Zeka në intervistën që dha për podcastin ‘PPP’ nga Pamfleti. Në...