Profesori i politikës së jashtme, ligjërues në Johns Hopkins, Eduard Joseph se seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën u përplasën Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë, duhet të përbëjë si një pikë kthese në politikën e Kosovës.
“Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetë shkaktuar interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin”, ka shkruar ai në platformën X. Joseph mendon se së pari për euro/dinarin, Kurti duhet të prodhojë një plan, jo një ndalim.
Së dyti, shprehet ai, mënyra e vetme për t’u rikuperuar nga një autogol është të shënosh një në rrjetën tjetër duke insistuar se duhet të zbatohet vendimi i Deçanit dhe të punohet seriozisht me Ambasadën Amerikane për zbatimin e Ohrit. Ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB, James Kariuki ndërkohë në seancë përmendi tre hapa urgjentë, që duhen zbatuar sipas tij për të ulur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.