spot_imgspot_img
spot_img

ASK: Mbi gjysmë milioni banorë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Agjencia e Statistika të Kosovës ka njoftuar se deri në ditën e djeshme janë regjistruar 530 mijë qytetarë në procesin e Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati ka thënë se mbi 36% e objekteve që janë në Kosovë janë regjistruar.
Ai theksoi se të gjitha zonat në Kosovë dhe komuniteti serb janë duke marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë.
Ndërsa, nga diaspora janë regjistruar 180 mijë pjesëtarë dhe mbi 50 mijë përmes platformës e-diaspora.

Deri dje 530 mijë vetë në Kosovë janë regjistruar. Mbi 36% e objekteve që janë në Kosovë, janë regjistruar. Nuk kemi sfida madhore në teren. Nëse vazhdon një dinamikë e tillë do ta arrijmë ta përfundojmë deri më 17 maj. Gjitha zonat në Kosovë janë duke marrë pjesë në regjistrim dhe të gjitha komunitetet. Edhe komuniteti serb është duke marrë pjesë. Të gjithë ata që refuzojnë do të përcjellën sipas legjislacionit që është në fuqi”, ka thënë Kastrati.
Ndërsa, Zëvendësministrja e Diasporës, Liza Gashi, ka shtuar se platforma e-diaspora jep një pasqyrë se ku gjenden bashkatdhetarët tanë, e ku janë regjistruar mbi 50 mijë qytetarë.
Gjithashtu, qytetarë të shumtë janë ankuar se gjatë procesit të regjistrimit, po tejkalohet pyetja e përkatësisë fetare.

Në një rast ku një qytetar ishte ankuar, Kastrati potencoi se kur është hulumtuar rasti, është vërtetuar që qytetari është pyetur, por nuk ka dashur të deklarohet.
Në Kosovë procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 17 maj.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e...

Milaim Zeka, ‘shkolla e vjetër’ e gazetarisë që nuk dështon kurrë

“Unë punoj për shikime, jo për klikime”, ishte një nga frazat e gazetarit Milaim Zeka në intervistën që dha për podcastin ‘PPP’ nga Pamfleti. Në...