spot_imgspot_img
spot_img

Auditori konfirmon se KEK-u bleu energji elektrike më të shtrenjtë se në ankande

 

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka konfirmuar se në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka pasur shkelje për tregtimin e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.

KEK-u gjatë vitit 2022 për sasinë e njëjtë të energjisë elektrike të blerë ka paguar kosto më të lartë financiare në krahasim me atë që do të paguhej nëse do të pranoheshin ofertat fillestare të shitjes së rrymës.

Sipas raportit të fundit të ZKA-së, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në kundërshtim me rekomandimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka përsëritur ankandet për blerje të energjisë elektrike me çmime më të larta. Si rezultat kompania publike, në këtë rast KEK-u, për sasinë e njëjtë të energjisë së blerë ka paguar kosto më të lartë gjatë vitit 2022.

Sipas të gjeturave të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), KEK-u me qëllim të arritjes së çmimeve më të favorshme kishte përsëritur ankandet edhe në rastet kur ofertat ishin të vlefshme edhe pse procedura e ZRrE-së në rastet e tilla kërkon që të mos përsëritet ankandi.

“Si rezultat i përsëritjes së ankandeve, kemi identifikuar se në dy raste, kompania kishte kontraktuar çmime më të larta sesa çmimet në ankandet fillestare, po ashtu edhe në dy raste tjera kontraktimet ishin me çmime më të ulëta se sa çmimet nga ankandet fillestare. Kjo ka ndodhur për shkak se kompania kishte vlerësuar se çmimet e ankandeve fillestare nuk ishin të favorshme. Si rezultat kompania për sasinë e njëjtë të energjisë së blerë ka paguar kosto më të lartë në krahasim me atë që do paguhej nëse do pranoheshin ofertat fillestare”, është thënë në raportin e ZKA-së për KEK-un.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...