Nga Astrit Gashi
Kujdestaria është temë shumë e ndjeshme dhe ligji thotë që ajo të i jepet atyre që janë më të mirët për fëmijët thuhet ne rregulloren e entit social që përkujdeset për mirëqenën e fëmijëve që të akomodojë në një ambient sa me të përshtatshëm që fëmijët mos të kenë probleme deri sa të zgjidhët problemi. Dihet së fëmijët e Liridona Murselit kanë shtetësi suedeze dhe Enti Social (socialtjänst ) do të vendosë se kujt i takon kujdestaria e fëmijëve. Të cilët për momentin jane në kujdesje të prindërve të Naim Murselit
Në një prononcim përmes adresës elektronike avokatja Vlora Regjepaj Tamté thothë së
“Situata ne te cilën fëmijët ndodhen, kur kanë humbur njërin prind dhe prindi tjetër është në paraburgim, sigurisht kërkon vëmendjen e autoriteteve suedeze, te cilat do te nisin hetimet përkatëse per me te mirë e fëmijëve. Megjithatë, pikënisja është gjithmonë që fëmijët duhet të vendosen kryesisht me anëtarë të tjerë të familjes, të afërm të ngushtë ose njerëz që kanë kontakte personale dhe që konsiderohen si të përshtatshëm. Mundësitë e vendosjes së fëmijëve brenda rrethit te tyre të sigurt duhet të shterohen përpara se të shikohet vendosja më larg. Një hetim nga shërbimet sociale mund të tregojë se nuk është e përshtatshme që fëmijët të vendosen te të afërmit, por gjithashtu mund të konkludojnë se gjëja më e mirë për fëmijët është që ata të vendosen/merren ne kujdestari brenda rrethit të sigurt të fëmijës, qoftë ky rreth familjar ose shoqëror. Në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët, sundon parimi i interesit më të lartë të fëmijës. Me fjalë të tjera, interesi më i mirë i fëmijës mund të rezultojë të jetë një zgjidhje që nuk është gjithmonë në harmoni me opinionet tona të tjera” tregon së qka thotë ligji suedez Vlora Regjepaj Tamté