spot_imgspot_img
spot_img

BE po jep sinjale se Maqedonia mund të ndahet nga pakoja me Shqipërinë në procesin negociues

Qeveria e re në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të përballet me një realitet të vështirë me Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi diplomati bullgar dhe ish-zëvendës shefi i diplomacisë bullgare, Lubomir Quçukov.

“Nga njëra anë, ata do të jenë nën presion nga premtimet e tyre për të rinegociuar kuadrin e negociatave me BE-në dhe nga ana tjetër nga pamundësia praktike që kjo të ndodhë”, shpjegoi ai në një deklaratë për mediat bullgare, duke shtuar se e vetmja gjë që është e paracaktuar është se “negociatat reale për anëtarësimin e Maqedonisë në BE nuk do të fillojnë derisa të plotësohet parakushti për ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve si pjesë e popullit në të”.

Sipas Quçukov politikanët nga OBRM-PDUKM ndoshta do të duhet “të kthehen dhe të bindin votuesit e tyre se kjo është në interes të shtetit”.“Së pari do të duhet bërë që OBRM-PDUKM të formojë një qeveri, për të cilën do të marrë mbështetje edhe nga partia shqiptare… Dhe së dyti, që të mos i bllokojnë marrëdhëniet me Brukselin, sepse kur vjen puna për fillimin e procesit negociator, problemet nuk janë më mes Sofjes dhe Shkupit, por Shkupit dhe Brukselit”, është i vendosur diplomati.

Ai theksoi se BE-ja tashmë po jep sinjale se është e prirur ta ndajë Shqipërinë nga pakoja e përbashkët me Maqedoninë në procesin e negociatave dhe rrugën drejt integrimit evropian.

“Ndarja e dy vendeve, megjithatë, krijon rrezik të tensionit rajonal dhe destabilizimit të brendshëm politik në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe përmes prizmit të një konfrontimi të ri etnik”, vlerëson Quçukov.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...