Në Air Albania pritet që në ditët e ardhshme të mbahet finalja e Big Brother VIP.
Megjithëse ende nuk ka një konfirmim të fundit, është përfolur jo pak se gjithçka do të ndiqet nga afër në stadiumin modern, shkruan në faqen zyrtare të BBV Albania
Ndërkohë çmimet janë realisht “të kripura”.
Madje edhe më tepër se finalja e Champions League, pasi për të parë finalen e Big Brother duhet të paguash nga 500 euro që është bileta më e lirë deri në 1000 euro që është ajo më e shtrenjta.
“Nëse dëshironi të ndiqni finalen e spektaklit të jashtëzakonshëm, të takoni nga afër banorët tuaj të preferuar dhe t’i bashkoheni festës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Nese deshironi të jeni pjesë dërgoni të dhënat tuaja (emër mbiemër, numër telefoni) produkcioni! Për arsye sigurie, vendet janë të limituara. Biletat fillojnë nga 500 EUR.”thuhet në njoftimin e BBV Albania