spot_imgspot_img
spot_img

Bujar Osmani akuza të drejtpërdrejta Albin Kurtit

Bujar Osmani, kandidati i BDI-së në zgjedhjet për President në Maqedonisë e Veriut ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”.

Ai u pyet në lidhje me raportet me Prishtinën zyrtare dhe me kryeministrin Kurti, të cilat së fundmi kanë qenë të tensionuara. Osmani inkurajoi Kosovën që të ruajë raportet me SHBA-në.

Po ashtu foli edhe për ndërhyrjet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nga Albin Kurti duke thënë se legjitimon ndërhyrjen edhe të fqinjëve të tjerë duke mos i shërbyer shqiptarëve.

Kur u pyet nëse ka pasur tentativa ndërhyrje nga Kosova dhe nga Kurti, Osmani u përgjigj që po. Ai shtoi më tej se ato janë të dëmshme për shqiptarët në RMV.

Bujar Osmani: Unë mendoj që për çdo politikë shqiptare është e shenjtë të ruani raportet me SHBA-në. Kjo pak më shqetëson. Inkurajimi im është që t’i ruajmë këto raporte. Dhe ndërhyrja drejtpërdrejtë në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut legjitimon ndërhyrjen e fqinjëve. Pozicioni i shqiptarëve është i fuqishëm vetëm për shkak se raportet ndëretnike janë të kalibruara ngushtë. Po qe se legjitimohet ndërhyrja e Kosovës, do legjitimohet edhe ajo e Serbisë, pastaj edhe e Bullgarisë. Në Maqedoni politikat gjithmonë janë vendosur ose në Beograd…

Ka tentativa ndërhyrje nga Kosova?

Bujar Osmani: Ka tentativa serioze të cilat janë jo parimor

Nga Kurti?

Bujar Osmani: Për fat të keq po. Unë them në Maqedoni të Veriut suksesi më i madh është që tanimë politikat nuk dizejnohen as në Beograd, as në Sofie, as në Tiranë, as në Athinë, as në Prishtinë. Dizejnohen në Shkup me nënshkrim të lidhur ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve. Ky ka qenë qëllimi ynë dhe çdo tentim për ta marxhinalizuar faktorin shqiptar që tanimë është i barabartë është egoist, oportunist dhe i dëmshëm në afatgjatë.

Sa i përket raporteve me Tiranën zyrtare ai tha se ato janë të shkëlqyeshme.

“Them gjithmonë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë raporte si dy shtete skandinave, si dy shtete nordike. Këto raporte janë sinergjike, për shkak se jemi në një rrugë të përbashkët europiane dhe tentojmë të ndihmojmë njëra tjetrën në këtë drejtim”, tha ai.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...