spot_imgspot_img
spot_img

“Burdushi” i VV-së me 60 mijë kesh dhe pagë më të madhe se Albin Kurti

Kush është “Burdushi” i VV-së paga e te cilit është me e madhe së e kryeministrit Albin Kurti

 

 

Rroga vjetore për Faruk Mujkën, duke përfshirë edhe shtesat, për një vit arrin shumën e 31 mijë e 348 eurove. Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi në Agjencionin për Parandalimin e Korrupsionit del se i merr 16 mijë e 647 euro rrogë vjetore. Historia nuk mbaron këtu sepse Faruk Mujka ishte akuzuar se ka qenë pjesë e partisë së gruas së Millosheviqit, Mira Markoviq

Kush është Faruk Mujka

Më 2010, është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Nga viti 2013 deri më 2016 ka qenë asamblist i këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut. Më 2016 është emëruar nënkryetar i kësaj komune, me vendim të kryetarit të atëhershëm, Agim Bahtiri.

Edhe në zgjedhjet e vitit 2021 partia e ka nominuar në listën e kandidatëve për deputetë, por që Mujka kishte marrë vendim që të tërhiqej nga gara.

Në të njëjtin vit, në zgjedhjet lokale, të mbajtura më 17 tetor, kandidati i VV-së, Agim Bahtiri I kishte humbur zgjedhjet. Kjo kishte qenë arsyeja që ai kishte dhënë dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës.

Më 6 dhjetor 2022 ai është zgjedhur krye shef ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” i cili dyshohet dhe për keqpërdorime te pronave të komunës. Një qytetare serbe ka një kontest me komunën ku  dyshohet që buxheti i shtetit është dëmtuar me mbi 200 mije euro.

 

 Disa top skandalet të Qeverisë Kurti  

Po fillojmë me Faruk Mujka, i cili u mbajt në paraburgim dhe në shtëpinë e të cilit u gjetën 60 mijë euro kesh në shtëpi. Sipas prokurorisë, në këtë rast ka ekzistuar dyshimi se Mujka, në cilësi të personit zyrtar, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimeve pasurore, ka tejkaluar kompetencat e veta zyrtare dhe nuk i ka respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e veta që të ushtrojë funksionin në bazë të ligjit.

 

Afera tjera të kësaj partie janë ato që përfshijnë ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari për cështjen e rezervave shtetërore. Për rastet e grurit dhe vajit, sasi të të cilave nuk u sollën në vend, ani se për to ishin dhënë paratë.

Skandali tjetër, ndër më të mëdhenjtë në të cilin u përshinë njerëz të Vetëvendosjes është afera e përgjimit, e njohur në publik si “Zdravo”, në të cilën shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila flet me homologun e saj të Listës serbe, Sllavko Simiq, e ku ndër tjera, konfirmohet se e para ka komunikuar edhe me Milan Radojqiqin, të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara e të kërkuar edhe nga autoritetet kosovare të drejtësisë, ndër tjera, edhe për përfshirje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

 

Dy tjera skandale që përfshijnë njerëz të afërt me pushtetin janë ai i amabasadorit Martin Berishaj, i cili supozohet se tregtoi rrymë me Serbinë dhe tjetri me kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili ishte arrestuar nga Prokuroria Specale për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

 

 

 

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...