spot_imgspot_img
spot_img

Cilit Albin ti besojmë?

Albin Kurti, sot ka bërë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës në 18-vjetorin e vdekjes së presidentit historik të Kosovës. Po ashtu, ai vizitoi edhe familjen Rugova, prej ku dha lajmin se Qeveria të cilën drejton do të nisë një projekt për restaurimin e rezidencës së presidentit Rugova.

“Sot, 18 vite më parë u nda nga jeta Presidenti Historik i Kosovës, doktor Ibrahim Rugova. Ai e bashkoi popullin e Kosovës kundër okupimit të Serbisë, duke e bërë rezistencën humane dhe humanitetin rezistencë.
Në nderim të figurës së tij dhe kontributit të madh për kombin dhe shtetin tonë, bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla dhe ministrin Çeku vizituam familjen Rugova: bashkëshorten Fanë, vajzën Teuta, djemtë Mendimin dhe Ukën me bashkëshortet e tyre Blerinën dhe Blertën.
Na pritën në Rezidencën e Presidentit Rugova, aty ku ai kishte pritur personalitete të mëdha botërore dhe ku janë marr vendime të rëndësishme e përcaktuese për fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës. Në këtë shtëpi Dr. Rugova zhvilloi aktivitetin e tij nga viti 1993 e deri në ditën e fundit të jetës. Për shkak të vlerave që posedon, kjo ndërtesë është shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore më 2016.
Familjen Rugova e njoftuam se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Ky projekt dhe investim i qeverisë sonë është dëshmi e përkushtimit tonë për të nderuar personalitetet e larta dhe ngjarjet historike të rrugëtimit tonë shtet-formues, nga ilegalja, lëvizjet studentore, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e deri te shteti i pavarur e sovran që e gëzojmë sot.”

Në shkurt të vitit 2002, disa muaj pasi ishte liruar nga burgu serb, Kurti ishte pyetur se çfarë mendon për Ibrahim Rugovën dhe partinë e tij, LDK-në.“Çfarë mendoj për Lidhjen Demokratike të Kosovës? Mendoj atë çfarë kam menduar gjithmonë duke qenë se LDK-ja ndërkohë nuk ka ndryshuar. Unë mendoj që LDK-ja është demokratike vetëm në atë epitetin e saj, sa i përket strukturës së brendshme, sa i përket veprimtarisë, nuk mendoj që është demokratike, ajo është një parti autoritare e cila e ka në krye një njeri që 12 vite, z. Rugova, i cili nuk është dëshmuar me suksese në politikë” – kishte thënë Kurti.Atë kohë, ai ishte pyetur edhe për atë se pse Rugova nuk e ka pranuar UÇK-në.“Mendoj se pse nuk e ka pranuar është e qartë nga vetë sjellja e Rugovës në vitet e 90-ta. Ideja e Rugovës ka qenë që të bllokoj çfarëdo dinamizimi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare aktive” – kishte thënë Kurti.

Pra cilit Albin ti besojmë ?

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...