Shkruan: Shefqete Gosalci
Globalizmi po shkatërron çdo vlerë artistike dhe identitare të popujve dhe kombeve të ndryshme, gjë e cila përbën pikërishtë elementin dallues të kulturave të ndryshme, për tu njohur e kuptuar përmes kulturës. Kjo “tenxhere expres” po zien dhe po i shuan vlerat e mirëfillta artistike. Skenat banale, gjveshjet e tepruara e pa stil, britmat, çjerrjet dhe ulërimat e zërave pa kurrëfar ndjeshmërie, emocioni e përjetimi, janë të bezditshme e të neveritshme dhe s’të lënë asnjë shije.
ÇMENDURIA njerëzore në piadestal. Kjo, vetëm ART dhe KULTURË nuk është dhe nuk mund të quhet.