spot_imgspot_img
spot_img

Dekonspirohen vizitat e Kurtit në Greqi

Nga Hisen Berisha Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës
Me reformatimin e dialogut dhe marrëveshjeve të arritura, në vitin 2013/15, Albin Kurti nga marrëveshja “All in one” me “njohjen” si kusht, ia solli Republikës së Kosovës “marrëveshjen bazike” alias “Planin franko – gjerman” me “zajednicën” si kusht, në Bruksel me 27 Shkurt 2023, pa e detyruar Serbin as ta njoh Kosovën si shtet i pavarur dhe as ta ndryshoj Kushtetutën serbe, për ta hequr Kosovën nga ajo.
Mbeti vetëm implementimi i marrëveshjeve për “normalizimin e raporteve” ndërshtetërore,
Ketë lehtësim për Serbinë, e bënë obligim ndërkombëtar me Aneksin e Ohrit për implementim të detyrimeve nga Plani franko-gjerman, pika 5, ku trajtohet Artikulli 35 i BE, që përmbante kushtet ndaj Serbisë për anëtarësim, meqë Serbia e ka statusin e vendit kandidat që nga viti 2012, por nuk lëvizte tutje përshkaka të kushteve nga artikulli 35, që janë:
1. Njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës
2. Ndryshimi i Kushtetutës së Serbis (heqja e Kosovës nga aty);
3. Normalizimi i raporteve me Kosovën që arrihet me implementimin e të gjitha marrëveshjeve të ratifikuara në Kuvend dhe asociacioni me kufizimet nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë, raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyanis, më 20 mars të këtij viti dorëzoi raportin prej 26 faqesh, ku theksohet se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i rekomandon Komitetit të Ministrave të KE, anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar.
Nëse i referohemi qëndrimeve të Kryeministrit, Presidentes dhe Kryekuvendarit i cili në intervistë të TV Kanal10, sqaroi se, (pasi që vendimin gjyqësor ende kontestimor mes palëve, e kthyen në çështje politike, duke ja nënshtruar presionit ndërkombëtarë, ia regjistruan si prona të Manastirit të Deçanit, tokat të cilat deri me 19 mars 2024, ishin prona shoqërore në Agjencionin Qendror Kadastral), “meqë nuk shihnim ndonjë mundësi mos implementimi të vendimit, atëherë e pranuam si kusht për pranim në KE, që pritej sipas tyre me 22 mars”.
Piiiiip!
Emisari amerikan Eskobar ua bëri të ditur pas vizitës së fundit në Prishtinë, se nuk është veç ky kusht!
Por, Presidentja e vendit si “këlshedër mitike” në dyqan porcelanesh, ju vërsul Emisari Escobar, me plot patetizëm, duke ja kujtuar se “ai po shkel mbi gjakun e të rënëve për lirinë e Kosovës”.
E arsyetova “kulshedrën” se vërtetë “Amerika nuk e ka idenë se si, e me sa sakrifica e fituam lirinë”!
Raporti gjithashtu rekomandon Këshillit të Ministrave t’i ndajë Kosovës 3 vende në Asamblenë Parlamentare.
Mirëpo, ky raport tregoj edhe një mashtrim të kësaj qeveri, për kushtin “pronat e manastirit” që Kososva të pranohet në KE!
Pra po na del se kushtet kyçe janë:
– themelim i “zajednices” – ( një detyrim ndërkombëtar për të përmirësuar demokracinë, pjesëmarrjen dhe fuqizimin e serbëve të Kosovës dhe sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të tyre).
Por, nëse implementimi i “zajednicës me statutin e pranuar, bëhet para njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do kthehet në kusht që do ta rrënoi integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe do ti jap shansin Serbisë të na kushtëzoj deri në pavarësimin e “zajednicës” nga Kosova.
– Autoritetet kosovare të përmbahen nga përdorimi i forcave speciale policore në Veri të Kosovës për kryerjen e detyrave të zakonshme policore dhe të sigurojnë që forcat e tilla të dislokohen vetëm aty ku është e nevojshme dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in”;
– të respektojnë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit, duke u përmbajtur nga kritikat e panevojshme që minojnë besimin në gjyqësor;
– sigurimin e një qasjeje efektive në arsimin fillor dhe të mesëm dhe tekstet shkollore cilësore për të gjithë fëmijët, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët që u përkasin grupeve të tjera të pa favorizuara, si komuniteti romë, ashkali, egjiptianë etj.
– Sipas raportueses dhe raportshkrueses Bakojanis, shteti ynë mund të pranohet në KE me emrin “Kosovo” pa parafjalën “Republikë”, pika 17.1 e këtij raporti, që bie ndesh me emërtimin kushtetues të shtetit tonë të njohur ndërkombëtarisht me ketë emërtim;
Pa dyshim që këtu do të ndërfutën edhe të gjitha detyrimet ndërkombëtare në të cilat e ka futur vendin kjo qeveri. Prandaj edhe aplikimet sjanë gjë tjrtër veçse pretekst për tu arsyetuar pa arsyeshëm siç bënë me precedentin e faljes së tokave Manastirit, që do efektoj njëjtë me 150 objekte tjera kulti.
Kjo përmbajtje e raportit, dekonspiron vizitat e Kurtit në Greqi.
Në raportin e propozimin e Bakojanis shihet fytyra e vërtet e Kurtit dhe ajo çfarë ky ka mundur të negocioj në këto vizita të shpeshta të kamufluara dhe diskrete në Greqi.
Po rezulton se mohimi i statusit shtetëror të Kosovës u negociua në vilat e shërbimit sekret grek, ku Kurti qëndron po thuaj se çdo fundjavë, apo sipas evidencave në vendkalimet kufitare ka mbi 40 hyrje dalje në Greqi.
Kuptohet përherë i shoqëruar nga agjentët grek, dhe personat tashmë shumë indikativ e të dyshimtë për misionin e tyre në Kosovë, të shpallur “non grata” nga qeveria e Kosovës organet zyrtare të sigurisë dhe inteligjencës, në vitin 2016, siç është kryetarja e komiteteve të partisë së Kurtit, Dejona Mihajlova, pastaj Elvis Hoxha dhe shumë kabinetarë që vijnë nga struktura argatësh të regjimit jugosllavo-komunist, siç e ka dhe vet kryekëshilltarin për negociata.
Prandaj përkundër fakti se mendoj që duhet lejuar të konsumoj tërë mandatin qeverisës, ky duhet ndalur me çdo kusht, duke e detyruar në dorëheqje, ngase po rrezikon shtetin.

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është...

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, ka thënë se beson në fitore...