spot_imgspot_img
spot_img

Diskriminimi i gjuhës shqipe: Gjykata e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google

Gjykata e Lartë e Kalifornisë ka konfirmuar padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Neshad Asllani dhe Haki Derivishi të cilët kanë qenë edhe iniciuesit e kësaj padie.

“Pas konfirmimit të padisë ndaj gjigantit teknologjik Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe, Dr. Neshad Asllani dhe Haki Dervishi kanë pranuar kërkesën zyrtare nga Google LLC për të dhënë pëlqimin për shtyrjen edhe për 15 ditë, të afatit të caktuar nga gjykata e lartë në Kaliforni. Në arsyetim ceket se, Google i nevojitet më shumë kohë për t’u përgatitur dhe për të ofruar përgjigje në padinë për diskriminim të Gjuhës Shqipe”, thuhet në njoftim.

Reklama

Tutje në njoftim ësht bërë e ditur se me sugjerim të avokatëve dhe këshilltarëve në SHBA, Asllani dhe Dervishi kanë aprovuar kërkesën e bërë nga Google dhe janë pajtuar për shtyrjen e afatit deri më 18 dhjetor 2023.

“Sipas avokatëve, kërkesa nga Google dhe dakordimi për shtyrjen e afatit përafron edhe më shumë palët dhe krijon mundësi për dakordim final për këtë çështje të rëndësishme për të dy palët. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga paditësit dhe i pandehuri Google për shtyrjen e afatit deri më 18 Dhjetor 2023, është dërguar në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se padia është ngritur sepse diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Për padinë e bërë ndaj Google për diskriminim të gjuhës shqipe janë informuar edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës në SHBA.

“Investimi dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dr. Asllanit dhe Dervishit do të krijojë mundësi dhe përfitime marramendëse financiare për portalet, kanalet televizive, gazetarët, blogerët, këngëtarët, agjensionet e marketingut dhe institucionet e tjera. Do të shtohen edhe të hyrat për të gjitha kompanitë të cilat do të reklamojnë në Google shërbimet dhe produktet e tyre. Këto do të ndikojnë në shtimin e punësimit, investimeve të huaja, dhe të hyrave nga taksat në fitim dhe qarkullim të mundësuar nga Google”, thuhet në njoftim.

Bisedime shtesë të Asllanit dhe Dervishit me avokatët dhe zyrtarët e Google do të zhvillohen gjatë muajit Dhjetor, 2023.

“Komunikimi është tejet miqësor, pritjet për zgjedhje të pranueshme për të dy palët janë reale. Në këtë moment tejet të rëndësishëm të integrimit dhe mbështetjes së gjuhës shqipe nga Google, janë të mirëseardhur të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit për të kontribuar për këtë çështje me rëndësi ekonomike, financiare dhe kombëtare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është...

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, ka thënë se beson në fitore...