spot_imgspot_img
spot_img

Diskutimet që u përmbyllën pa marrëveshje

Nga Qeveria e Kosovës kanë njoftuar se kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, duke e përfshirë edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të prezantuar javën e shkuar nga diplomatët euroatlantikë. Por, sipas komunikatës së Qeverisë, nënshkrimi i marrëveshjes është refuzuar nga Serbia. E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se “nuk bëhet fjalë për nënshkrim apo mosnënshkrime të ndonjë gjëje”, porse për “zbatimin e asaj që është nënshkruar dikur, apo që është rënë dakord ndërkohë”, duke iu referuar propozimit ndërkombëtar për Asociacionin
Borrell: Palët i vunë parakushte njëra-tjetrës, s’patën gatishmëri për pajtim

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë pasur gatishmëri për pajtim në Bruksel rreth propozimit të ri evropiano-amerikan lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili u është prezantuar palëve më 21 tetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë mbajtur të enjten takime të ndara me Borrellin, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pas përfundimit të takimeve, Borrell ka thënë se palët i kanë vendosur parakushte njëra-tjetrës.

“Është një pengesë e madhe, e që është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në mënyrë që të ndihmohen palët për të arritur marrëveshje, bashkë kemi prezantuar një propozim serioz evropian dhe të balancuar për ta themeluar këtë asociacion dhe kemi insistuar që palët ta shfrytëzojnë këtë rast, që do të ishte hap i madh përpara drejt procesit të normalizimit dhe të shmangen ngritjet e reja të dhunës”, ka thënë Borrelli në një deklarim për uebfaqen e BE-së. “Palët nuk ishin të gatshme që të pajtoheshin me këtë, pa parakushte të cilat ishin të papranueshme nga pala tjetër. Në fund, kërkuam nga palët që të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit, që mund të bëhet vetëm përbrenda në kornizën e dialogut, sepse është e vetmja rrugë për ta për avancim në rrugën evropiane”.

Ai ka bërë të ditur se të dyja palëve u është përsëritur qëndrimi se BE-ja kërkon normalizim të raporteve.

“Jemi shumë të shqetësuar me ngërçin në procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për sulmet e fundit terroriste, të cilat i dënuam përsëri në takimet që i patëm ndarazi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidentin Macron, kancelarin Scholz, kryeministren Meloni dhe më pas edhe me presidentin Vuçiq, me qëllim që të diskutojmë me ta lidhur me situatën, duke theksuar edhe një herë se e vetmja rrugë përpara është normalizimi nëpërmjet dialogut, se rruga evropiane e kërkon normalizimin midis tyre”.

Kurti pranon pakon e plotë evropiane, akuzon Vuçiqin për refuzim

Pas përmbylljes së takimeve, nga Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për shtyp, është njoftuar se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, duke e përfshirë edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të prezantuar javën e shkuar nga diplomatët euroatlantikë. Por, sipas komunikatës, nënshkrimi i marrëveshjes është refuzuar nga Serbia.

“Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruante edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023, edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe SHBA-ja për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Përkundër kësaj oferte gjeneroze të kryeministrit Kurti, presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore, me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët, më 21 tetor 2023”, është thënë në njoftimin e Qeverisë. “Presidenti i Serbisë, [Aleksandar] Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore, me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor, 2023”.

Në njoftimin e Qeverisë është bërë e ditur se Kurti ka thënë që “pranimi (i marrëveshjes) nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”.

E presidenti i Serbisë ka theksuar se “nuk bëhet fjalë për nënshkrim apo mosnënshkrime të ndonjë gjëje”, porse për “zbatimin e asaj që është nënshkruar dikur, apo që është rënë dakord ndërkohë”, duke iu referuar propozimit ndërkombëtar për Asociacionin./ KOHA.NET

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova bën thirrje që nëse zgjidhet për presidente do të respektojë emrin kushtetues Republika e Maqedonisë...

Dërgohet në OKB propozimi final i rezolutës për Srebrenicën

Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të gjitha misioneve...

Musliu-Shoshi: Asociacioni 2013-2015 ishte në shkëmbim të njohjes së ndërsjellë, tani është kusht për t’u anëtarësuar në KiE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, foli mbi aktualitetin politik në vend në emisionin DPT te Fidani. Ajo ka folur për prapaskenat...