Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka uruar presidentin serb Aleksadr Vuçiq dhe kreun e SNS-së, Millosh Vuçeviq, për fitoren e tyre në zgjedhjet e së dielës në mbrëmje.
“I përgëzoj të gjithë qytetarët që votuan për përparim dhe prosperitet dhe në këto rrethana sfiduese ndërkombëtare zgjodhën stabilitetin politik të Serbisë”, tha Dodik në platformën X (Twitter).
Dodik ka votuar edhe më parë në Serbi, në qendrën e votimit në Savski Venec në Beograd, ku ai zotëron edhe pasuri të paluajtshme. Më pas ai ka tundur pasaportën e Serbisë para gazetarëve duke sqaruar se ka dy nënshtetësi.
E përderisa e drejta e tij për të votuar në zgjedhjet parlamentare, si qytetar serb, nuk është e diskutueshme, shtrohet çështja për të drejtën e tij për të marrë pjesë në zgjedhjen e këshilltarëve për Kuvendin e Qytetit të Beogradit.
Ai tha se është krenar për të gjithë njerëzit nga Republika Srpska që votuan në zgjedhje dhe në këtë mënyrë treguan integrimin shtesë të Srpska me Serbinë./N1