spot_imgspot_img
spot_img

DOKUMENTI: Ilir Meta është paguar 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit për spiunimin e një personi

Pak kohë më parë u denoncua skandali për politikanin I. M. që kishte qenë spiun dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. Në korrik të 2022-shit, u publikua një kërkesë që Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ia kishte nisur Kuvendit, ku zbulonte se një politikan i profilit të lartë, me inicialet I.M., ka qenë spiun.

Dhe i vetmi politikan me profil të lartë me këto iniciale, është ish-presidenti i Shqipërisë dhe aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa më pas u zbulua se personi që ishte bashkëpunëtor i Sigurimit ishte shtetasi Ilir Metaj.

Kryetari i PL-së, të cilin ne e njohim si Ilir Meta, në fakt në Gjendjen Civile rezulton i regjistruar me emrin Ilir Metaj dhe nuk ka bërë ndryshime, kjo e konfirmuar nga drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

”CNA. al”  ka siguruar një dokument që tregon se Ilir Metaj u pagua 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit, për një shërbim kryer ndaj kësaj strukture. Dokumenti mban datën 6 shkurt të 1989-ës dhe është një vendim për tërheqjen e parave nga fondi sekret për interesa operative të ish-sigurimit të shtetit.

Sipas dokumentit, Metaj është paguar me 50 lekë si shërbëtor e spiun, për realizimin e një përgjimi në një restorant.

Studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, vendos të arratiset drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë dhe Ilir Meta shkoi ta spiunonte duke u bërë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, por edhe duke u paguar me 50 lekë.

Dokumenti vërteton gjithçka të raportuar më parë për spiunimin e shokut të Ilir Metës, Filip Talo. Fakti është vetëm një, Ilir Meta ishte spiun dhe është paguar 50 lekë nga ish-Sigurimi i Shtetit. /TEMA

DOKUMENTI: Ilir Meta është paguar 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit

Op/Ed

Arrestim dhe denim meritor për përsonat që i dhanë Statusin e Veteranit Faton Hajrizit

Nga Bastri Beka / Feniksi Tashmë dihet se i ndjeri...

Thirrje për ruajtjen e vlerave të UÇK-së

Të dashur bashkatdhetarë! Është thelbësore që të ruajmë dhe të...

Traktati i Paqes Kurti-Serbi, një Lëvizje Politike për Status Quo-në?

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlamentit të Kosovës Kryeministri...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ramadani: Sveçlën e kanë gjuajtur me kallash në Ujman dhe ka ikë

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se në fillim të korrikut, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal...

Arrestim dhe denim meritor për përsonat që i dhanë Statusin e Veteranit Faton Hajrizit

Nga Bastri Beka / Feniksi Tashmë dihet se i ndjeri Faton Hajrizi ka patur statutin e veteranit të luftës së UÇK-së. Si qytetar dhe...

“Bosna e Lirë” njihet si medium serioz, sqarohet drejtori i TV-së Gërvalla

Drejtori i Televizionit  Rilind Gërvalla ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në RTK që i referohet lajmit të medias boshnjake “Slobodna Bosna”.   Në një...