Vendi ynë është i mbushur djem që kanë talent në futboll, karate, boks e disiplina te ndryshme sporti por të rrallë janë djemtë që zgjedhin të shkojnë në balet duke pas parasyshë qe në vendin tonë baletin ende e shohin me tepër si disiplinë për vajzat.
Shpesh ka ndodhur që djemtë ta shuajnë pasionin e talentin e tyre për balet për shkak të paragjykimeve dhe bulizimit. Por Dreni i ka lënë të gjitha prapa shpine dhe po e ndjek pasionin dhe ëndrren e tij për balet. Dren Mustafa është nxënës i shkelqyeshem në klasën e VI-të në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.
Ai poshtu ndjek mësimet në klasën e III-të në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” drejtimi Balet. Dreni me shumë përkushtim ndjek edhe kursin e baletit ne studion “Behia’s Dance”. Edhe pse Dreni i ka vetëm 11 vjet ai ka marrë pjesë ne disa shfaqje si: Arrëthyesi, Liqeni i Mjellmave, La Sylphide, Don Quixote, Coppelia, Bukuroshja e Fjetur, Valsi i Pranveres, poashtu ka marrë pjesë edhe në shfaqjen e organizuar për 50 vjetorin e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Dreni është një balerin i vogël por me ëndërra të mëdha, ai punon çdo ditë me shpresën që një ditë të jet një balerin profesionist dhe ta përfaqësoj baletin e Kosovës ne skena evropiane. Dreni se fundmi ka marrë pjesë audicionin e Baletit Kombëtar të Kosovës për balerinë profesionistë dhe balerinë të vegjël, për shfaqjen e baletit “Arrëthyesi”, shfaqje kjo e cila do të shfaqet si premierë me dt 16 dhe 17 dhjetor të këtij viti ku dhe e ka kaluar ne sukses.