spot_imgspot_img
spot_img

Dy fjale për Festivalin

Nga Edlira Qefalija Zeka

 

 

U fol shume e shume, pozitivisht e negativisht per zhvillimin e festivalit te pare te RTK.
Dikush u inatos shume qe u nënvizua disa here fakti Festivali i PARE, duke përmendur pafundësisht Akordet e Kosovës. Dakord jam! Por pyetja ime është: pse s’u vazhdua ajo tradite? Pse u la ne heshtje, dhe u desh një iniciative e re që muzika te rivinte ne RTK ne këto lloj përmasash?!

Bravo per këtë!

Dikush u mor me mënyrën e moderimit të Besim Dines. Personalisht nuk e shoh kurrë emisionin e tij Oxygen dhe me Besimin s’kam asnjë lloj marrëdhënie shoqërore pozitive. POR, në festival solli një fryme tjetër spontaniteti qe i vuri shkelmin prezantimeve klasike burrërore duke frymuar ndryshe. Bravo per këtë.

Dikush u mor me anën artistike te Festivalit, ku kënga shqipe erdhi me gjithë te mirat dhe të këqijat e veta. Ama kjo është muzika sot. S’e ndryshojmë dot gjeneratën sipas shijeve tona vetjake. Kenga fituese me beri te qesh e te duartrokas. Rreshti : Oj Kosove për ty e jap edhe jetën, veç mos me shti me mbajt shume rende, prezanton 100% gjeneratën e re te Tik Tokut, qe ne parim e japin edhe jetën per vendin e vet, ama mos i shtini bre me mbajt rond se shpina iu dhemb!

Një super ironi thërresë, qe ne një fare mënyre i tregon gjeneratës se vet se ku jane. Te paktën unë kështu e kuptova.

Nga ana teknike, besomëni qe u mahnita per mire. Regjia televizive me la pa tekst. Jam rritur prej 98 neper regji televizive, por ajo qe pashe mbrëmë ne autobusin e regjisë, me la pa tekst. Përkulje!
Performancat e Timo Fllokos dhe Enver Petrovcit, e ngritën Festivalin ne nivele te tjera qe do ia kishte zili çdo festival tjetër me tradite dekadash. Salla u ngrit ne këmbe ne duartrokitje, jo rastësisht, jo me detyrim, por sepse u përcoll një gjendje tjetër qe ngjethte. E shijova shume.

‘Ne dhe Ju’ mu zhduken ne çast!

Grupi i fëmijëve qe shoqëroi Irma Libohoven ne performanceN e saj skenike, i prishi barrierierat qe une personalisht i vuaj shume “Ne dhe Ju”. Ne të Kosovës, Ju te Shqipërisë. Kur Krasta i pyeste fëmijët kush është nga Tirana, dhe pashe te gjitha duart lart, dhe po ashtu lart ishin te gjithë duart kur pyetja erdhi: kush është nga Prishtina, aty mu duk se keto 18 vitet e mia ku kam dëgjuar refrenin ‘Ne dhe Ju’ mu zhduken ne çast. S’kishte aty politike, as samite e diplomaci. As përplasje se kush ka me shume ndikim tek kush, e as ndërhyrje megalomanie politikanesh. Pati thjesht dashuri te paster per sivëllain dhe simotrën përtej kufirit teknik, qe ka filluar te zhduket ne mendësi.

Pse s’e betë ju pra?

Per fund, por jo me pak i rëndësishëm, debatet per Krasten. Sigurisht qe e ka sensin e protagonizmit, qartësisht dukshëm ne salle e ne prezantim. Sigurisht qe ishte Drejtor i Festivalit. Sigurisht qe krahasimet i ben me Sanremon e Rai-t sepse ajo është shkolla e tij. POR, a e beri mire punën e tij?! Personalisht mendoj se ka bere maksimumin e tij te mundshëm, brenda kushteve te mundshme, per te nxjerre nga hiri një gjë qe s’kishte shanse te behej qe sa e sa vjet. Sepse seriozisht gjithë kritikave iu them: pse s’e betë ju pra?! Çfarë pritet gjithë keto vite ta kishit nxjerre ju një Kraste tjetër dhe ta kishit bere vete?!

Kollaj është te kritikosh nga rehatia e kolltukut tend, pa bere as përpjekjen me minimale per te bere një gjë ndryshe. Edhe me kollaj është te vendosesh lypen per te gjetur defekte dhe gjera qe nuk shkojnë, duke lëne pas dore gjithçka qe shkoi mire. Une vlerësoj shume punën e bere me shume zell per realizimin e këtij Festivali. Gjithë ekipin e RTK-se , gjithe stafin qe e pashe ne salle duke ndrequr edhe karriget, pa qene fare puna e tyre. Gjithçka frymonte dëshire per te bere një pune te madhe.
Respekt pa fund per te gjithë ata qe vunë një tulle te vogël ne ketë murin e ndërtuar me shume mund.
Mbrëmja e djeshme frymonte ndryshe, dhe personalisht e quaj veten me fat qe mbrëmë, me ftesën e RTSH ( jo te RTK) e pashe Festivalin ne salle dhe e shijova ne vetën e parë dhe me veten time thashë: Shyqyr qe u be një gjë e bukur.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...