Gazetari Lirim Mehmetaj, në një postim në Facebook ka kritikuar ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, për deklaratat e saj pas intervistimit që kjo e fundit e pati në Prokurorinë Spciale, për rastin Dehari.
Sipas Mehmeajt, deklarata e saj, në konferencën pas intervistimit në prokurori dëshmojnë jo seriozitetin dhe jo kompetencën e skajshme. Nuk u kursye në epitete Mehmetaj.
“E papërgjegjshme deri në çmenduri dhe analfabete deri në pabesueshmëri, Albulena Haxhiu doli para mediave dhe e pranoi se nuk e ka asnjë provë e asnjë fakt se kush e ka “vrarë” Astrit Deharin. Kjo, pasi për vite me radhë ka konstatuar se “ka prova për vrasjen e Deharit, por prokuroria refuzon të lëvizë”. E ftuar nga prokuroria të tregojë se cilat janë ato prova, ajo s’ka pasur çfarë të thotë. Madje, doli në konferencë për media dhe pohoi se “po ta kisha emrin e kryerësit, apo kryerësve të veprës penale unë nuk do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit që dyshohet. Nuk do të prisja as një minutë”.
Kjo sot ka dëshmuar sipas Mehmetajt se kanë keqpërdorur rastin Dehari për përfitime politike
“Ajo praktikisht tregoi se ka bërë politikë me këtë rast tragjik.”/gazetametro