spot_imgspot_img
spot_img

Ekskluzive/ Asociacioni si i FES’it, Kurti e Vuçiç bien dakord

Pesëshja e emisarëve nga Bashkimi Europian, Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ndarë e kënaqur nga takimi me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Kujtojmë se të shtunën pesë emisarët kanë sjellë me vete një draft -statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kjo është konfirmuar të martën edhe nga zëdhënësi i Unionit Europian në Bruksel, Peter Stano i cili ka thënë se bëhet fjalë për një “propozim modern për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Gjithashtu mësohet se draftin tashmë e kanë në duar të dyja palët. Blloku Europian ka ftuar Kryeministrin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për takim më 26 tetor në Bruksel, kur pritet të mbahet Samiti i BE. Pritjet, sipas burimeve, janë që të arrihet njëfarë dakordësie në Bruksel për Asociacionin.

Merr vesh se drafti i dorëzuar nga Pesëshja është i ngjashëm diku rreth 70 përqind me propozimin e Institutit Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Institutit Evropian për Paqe” që u propozua në fillim të janarit të këtij viti. Sipas draft-statusi të FES, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ai ka 7 kapituj me gjithsej 18 nene. Sipas draftit, Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Nga burimet gjithashtu  theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale. Eshtë raportuar se Kryeministri Albin Kurti ka reaguar me tone pozitive pas takimit me pesëshen në Prishtinë duke i falënderuar ata për planin e ri, në mënyrë që të ecet përpara me zbatimin. NTV.AL sjell disa nga pikat e propozuara në draft.

 Pika 1 – Statuti i asociacionit do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë fuqinë e rregullimit qeveritar sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Pika 2 – Asociacioni/Bashkësia nuk do të cenojë apo anashkalojë autoritetin dhe kompetencat e parashikuara me kushtetutë dhe në asnjë mënyrë nuk do të zëvendësojë apo cenojë marrëdhëniet e parashikuara me kushtetutë dhe ato ligjore.

Pika 3 – Asociacioni promovon, shpërndan dhe mbron çështje me interes të përbashkët të anëtarëve të saj dhe i përfaqëson ata, duke përfshirë edhe tek autoritetet qendrore.

Pika 4 – Asociacioni/Bashkësia do të angazhohet me autoritetet qendrore të Kosovës, në frymën e promovimin e demokracisë dhe multietnicitetit, dhe në përputhje me sistemin ligjor të Kosovës

Pika 5 – Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të inicojë apo të marrë pjesë në procedurat para gjykatave kompetente në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse të Kosovës. NTV.AL

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Kasami për tubimin më 6 maj: Patjetër që do të mbahet! Artan Grubi të tërhiqet, të mos provokojë

Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore, nuk jemi në shtet policor, ndërkaq me këtë...

Dua Lipa publikon nesër albumin e ri

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa nesër do ta publikojë albumin e ri “Radical Optimism”. Albumi i ri i Lipës përbëhet nga 11 këngë,...

EUROVISION 2024 – Gjithçka që duhet të dini

Javën e ardhshme në Suedi do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e Eurovisionit të 68-të. Britania e Madhe kualifikohet automatikisht për në finale edhe pse...