spot_imgspot_img
spot_img

Elsa Lila rrëfen për kohën e kaluar në qeli: Ditët janë të gjata, s’mbarojnë kurrë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila, ka dhënë detaje rreth kohës së kaluar në qeli, nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në podcast-in e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ajo ka thënë se në qeli ditët janë shumë të gjata dhe nuk mbarojnë kurrë, raporton Klan Kosova.

“Qelinë e provova kur u arrestova vitin e kaluar. Sipas tyre për shpërndarje të lëndëve narkotike; gënjeshtër e madhe, po e madhe, shumë e madhe”, ka thënë Lila.

“Kam ndenjur dy muaj, nga këta dy javë në izolim. Izolim do të thotë izolim, do të thotë një dhomë pa dritare, pa asgjë. Ditët janë shumë të gjata, nuk mbarojnë kurrë”, ka shtuar ajo.

E pyetur nga kryeministri Rama nëse e kishte humbur sensin e kohës gjatë kohës në qeli, ajo ka treguar se është orientuar me kohën e shërbimit të ushqimit.

“Jo absolutisht. Orientohesha me vaktet që servireshin. Pra, vinte dreka e duhet të jetë pak a shumë ora 1. Nuk kishte as dritë aty brenda, kështu që nuk mund të orientohesha me dritën e diellit, por ama është një eksperiencë kaq e fortë psikologjikisht sa ti nuk je më njëlloj pastaj mbrapa. Ai është një moment kufiri, ku ti duke ditur që je i pafajshëm dhe do dalësh që aty, ose e shfrytëzon atë moment për të medituar fort dhe për të evoluar mendërisht dhe spiritualisht një shkallë më lart, ashtu siç unë kërkoj të bëj gjithmonë ose shkon mbrapsht dhe nuk kthehesh më indietro. Është një fije peri që e ndan atë moment dhe unë pas 3 ditëve të para që i mbaj mend si nëpër ëndrra sepse nuk kam ngrënë, nuk kam pirë, nuk kam fjetur, nuk jam shtrirë në atë krevat, kam ndenjur në një karrige ulur në atë dhomë, se nuk dua ta quaj qeli, sepse tek e fundit nuk e ka fajin ajo, pse ta quaj qeli. Tek e fundit, ishte ajo ku unë banova për dy javë dhe u mundova dhe ta dua atë dhomë, që mos të shqetësohesha shumë. Muret ishim me emra, data, me mesazhe, poezi, kishte shumë për të parë nëpër mure dhe për të fantazuar dhe jo vetëm, por nëse përqendroheshe, kishte shumë energji të lënë aty brenda nga gjithë njerëzit, dhimbjen që kanë përjetuar aty brenda. E ripërsëris, ngaqë e dija që do dilja shpejt, pasi unë nuk kisha lidhje me atë histori, vendosa që ta përjetoja si një nga eksperiencat e jashtëzakonshme, të çmendura që më kanë ndodhur gjatë jetës dhe ta përdorja si mjet rritjeje psikologjike dhe spirituale dhe jo si mjet auto-shkatërrimi”, ka thënë këngëtarja Elsa Lila.

Op/Ed

Arrestim dhe denim meritor për përsonat që i dhanë Statusin e Veteranit Faton Hajrizit

Nga Bastri Beka / Feniksi Tashmë dihet se i ndjeri...

Thirrje për ruajtjen e vlerave të UÇK-së

Të dashur bashkatdhetarë! Është thelbësore që të ruajmë dhe të...

Traktati i Paqes Kurti-Serbi, një Lëvizje Politike për Status Quo-në?

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlamentit të Kosovës Kryeministri...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ramadani: Sveçlën e kanë gjuajtur me kallash në Ujman dhe ka ikë

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se në fillim të korrikut, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal...

Arrestim dhe denim meritor për përsonat që i dhanë Statusin e Veteranit Faton Hajrizit

Nga Bastri Beka / Feniksi Tashmë dihet se i ndjeri Faton Hajrizi ka patur statutin e veteranit të luftës së UÇK-së. Si qytetar dhe...

“Bosna e Lirë” njihet si medium serioz, sqarohet drejtori i TV-së Gërvalla

Drejtori i Televizionit  Rilind Gërvalla ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në RTK që i referohet lajmit të medias boshnjake “Slobodna Bosna”.   Në një...