Kryetarja e Asamblës së gruas e Aleancës për Shqiptaret Emine Abazi në profilin e saj në Facebook shkruan:
Nëse duam vlera Europiane,gratë duhet të drejtojnë lokomotivën drejt Europës. Lideri ynë z.Zijadin Sela thotë se shkalla e qytetërimit të një shoqërie lidhet me barazinë gjinore. Të dashura anëtare të Aleancës për Shqiptarët, dera jonë është e hapur për të gjithë!
Njëra ndër femrat më të forta në Europe Margaret Thatcher thotë “Nëse keni për të thënë diçka pyesni një burrë, e nëse keni për të bërë diçka pyesni një grua”. E Aleanca për Shqiptarët vendimet i merr se bashku, kështu siç jemi sonte. Aty ku flasin veprat fjalët janë të tepërta.