spot_imgspot_img
spot_img

FALËNDERIM NGA FAMILJA E NASIM HARADINAJT

Familja Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit ka falënderuar të gjithë shqiptarët nga viset shqiptare dhe mërgatën, që gjetën kohë për ta vizituar Nasim Haradinajn pas lirimit nga Gjykata Speciale.

“Gjatë këtyre ditëve, vargu i njerëzve nga të gjitha viset shqiptare, nga mërgata, nuk ndërpreu asnjë moment për të shprehur mbështetjen ndaj zërit dhe vlerave të së vërtetës, zërit të luftës sonë çlirimtare. Mbështetja juaj dhe vendosmëria për të më shoqëruar më bënë të ndihem krenar, dhe ju falënderoj çdo individ në emrin tim dhe të familjes Haradinaj”, është thënë në deklaratën e familjes Haradinaj.

Më tej theksohet se sot dhe në të ardhmen, familja e Nasim Haradinajt do të qëndrojë pranë popullit, pasi ardhja e masive e shqiptarëve nga të gjitha viset shqiptare i ka motivuar si familje për një angazhim të përbashkët në mënyra të ndryshme për këtë tokë.

Deklarata e plotë e familjes së Nasim Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,
Gjatë këtyre ditëve, vargu i njerëzve nga të gjitha viset shqiptare, nga mërgata, nuk ndërpreu asnjë moment për të shprehur mbështetjen ndaj zërit dhe vlerave të së vërtetës, zërit të luftës sonë çlirimtare. Mbështetja juaj dhe vendosmëria për të më shoqëruar më bënë të ndihem krenar, dhe ju falënderoj çdo individ në emrin tim dhe të familjes Haradinaj.
Dje, sot dhe në të ardhmen, do të qëndrojmë pranë popullit, pasi ardhja juaj masive më ka motivuar për një angazhim të përbashkët në mënyra të ndryshme për këtë tokë.
Të dashur miq, shokë, dhe dashamirë!
Kulla e Ismail Haradinajt është hapur në çdo orë për çdo shqiptar, dhe secili prej jush është i mirëpritur! Nga kjo javë, do të rifillojë punën dhe aktivitetet e përditshme. Ju lutem për mirëkuptim në rast se ndonjëherë nuk mund të jem prezent për t’ju përgjigjur secilit.
Në emër të familjes, ju falënderoj të gjithë ata që na mbështesin në çdo formë dhe po e përkrahin betejën tonë të fundit, si dhe shokët tanë që po dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.
Me respekt,
Familja Haradinaj

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ziadin Sela ; Një nder gabimet e mia të mëdha në jetë është Arben Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela njeriu i cili i dha fitoren " Frontit Evropian" ishte i ftuar në Top News të emisioni...

Kosova një pikë e zezë në hartën e Evropës

Nga Hisen Berisha Pasojat e propagandës kundër shtetit, të këtyre qeveritarëve para dhe pas ardhjes në pushtet, tani po sjellin efekte domino. Kur udhëheqin njerëzit e...

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...